LAJMI I FUNDIT:

Euro kalon në 133 lekë

Euro kalon në 133 lekë

Leku shqiptar humbi 53 qindarka kundrejt monedhës së përbashkët euro gjatë kësaj jave, bëhet e ditur nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Euro kushtoi dje 133 lekë sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë, kuotë që nuk është parë që nga marsi i vitit 2004.

Leku u forcua disi kundrejt dollarit për shkak se kartëmonedha e gjelbër regjistroi një javë shumë të keqe në tregun ndërkombëtar. Që nga janari i këtij viti, leku ka humbur 7.1 për qind të vlerës së vet kundrejt euros, ndërkohë që në krahasim me kursin mesatar të vitit 2008, ka humbur 9 për qind.

Shumë shqiptarë kanë paguar gjatë muajve të fundit kredi më të shtrenjta për shkak të rritjes së interesave të bonove të thesarit për kreditë në lekë dhe shtrenjtimit të euros për kreditë në këtë monedhë. Banka e Shqipërisë raportoi javën e kaluar se çmimet në Shqipëri nuk janë ulur në raport të drejtë me uljen në tregun ndërkombëtar, përgjithësisht për shkak të zhvlerësimit të lekut.

Çmimi i naftës në tregun shqiptar u rrit sërish në 120-125 lekë për litër, ndërkohë që pati zbritur deri në 100 lekë për litër tre muaj më parë. Çmimet në Shqipëri janë të lidhura ngushtë me kursin e këmbimit. Vlerësohet se rënia e vlerës së lekut me 10 për qind, sjell rritje të çmimeve në tregun e brendshëm me minimalisht 5-6 për qind. Për muajin prill, inflacioni ishte ende në kuotën 1.5 për qind, por pritet të rritet ndjeshëm në muajt në vijim.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori