LAJMI I FUNDIT:

EULEX largon 200 punëtorë vendorë

EULEX largon 200 punëtorë vendorë

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka larguar nga puna rreth 200 punëtorë kosovarë, sipas një procesi, që ky mision ka vlerësuar objektiv. Mirëpo të larguarit nga puna, thonë se u është bërë padrejtësi pasi që nuk janë marrë për bazë kriteret të cilat i kanë proklamuar vazhdimisht zyrtarët e këtij misioni.

Për këtë gazeta ‘Zëri’ ka kërkuar sqarime nga zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliç-Solomon, dhe nga Zyra për Informim e EULEX-it, mirëpo pavarësisht përpjekjeve për të marrë sqarime një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërkaq, sipas njërit prej këtyre punëtorëve të larguar nga puna, gjatë procesit janë respektuar kontratat e punës, mirëpo procesi i seleksionimit nuk ka qenë korrekt.


Këto ndryshime kanë ardhur si pasojë e ristrukturimit të disa departamenteve brenda EULEX-it.

“Disa departamente janë ristrukturuar, disa tjera nuk janë prekur fare, tani ato që janë prekur kanë hyrë në procesin e seleksionimit, i cili ka pasur një metodë për të cilën ne e kemi përshtypjen që nuk ka shkuar sipas praktikave më të mira evropiane të cilat ata përherë i kanë proklamuar dhe janë thirru në to”, ka thënë njëri nga ish-punëtorët e EULEX-it. /Zëri/Telegrafi/