LAJMI I FUNDIT:

Eto’o dhe Milito do ta dënojnë Barcelonën

Eto’o dhe Milito do ta dënojnë Barcelonën

Sulmuesi i dikurshëm i Interit, Maurizio Ganz, thotë se Samuel Eto’ dhe Diego Milito do të paraqesin rrezik kryesor për Barcelonën, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Giuseppe Meazza.

“Do të jetë një ndeshje spektakolare, përplot lojtarë të cilët dinë si ta kënaqin publikun”.

“Nuk mendoj se Interi është inferior. Partneriteti Eto’o-Milito do ta dëmtojë Barcelonën”.

“Interi duhet të ketë kujdes nga ‘plejmejkerët’ e Barcelonës, por unë mendoj se Mourinho është duke përgatitur një plan për ata”, ka thënë Ganz për FCinternews.it.