LAJMI I FUNDIT:

ESK inflacioni në janar 7.4 %

ESK inflacioni në  janar 7.4 %

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 1.4 për qind në muajin janar 2011 krahasuar me muajin dhjetor 2010. Janari i vitit 2010 krahasuar me muajin dhjetor 2009 ishte me çmime më të larta për 0.5 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2011 me muajin janar 2010 ishte 7.4 për qind.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës (ESK) çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 1.4 për qind në muajin janar 2011 krahasuar me muajin dhjetor 2010.

“Ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat për (3.6%) me një ndikim prej 0.4 për qind. Perimet (6.9%) me një ndikim prej 0.3 për qind. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal (3.4%) me një ndikim prej 0.2 për qind. Mishi (0,8%), vajrat dhe yndyrat (2.6%), pemët (2.5%), sheqeri, reçeli, mjaltë, çokolata dhe ëmbëlsirat (2.8%), veshja (1.0%) që secila grup me një ndikim prej 0.1 për qind në IÇK-it”, thuhet në publikimin e ESK-së për çmimet e konsumit.

Rënie e çmimeve vërehet te perimet 2.5 %, shërbimet e transportit biletat e aeroplanit 2.8 %. /Telegrafi/