LAJMI I FUNDIT:

A është kjo dhurata më bizare për t’i uruar të dashurit ditëlindjen? (Foto)

A është kjo dhurata më bizare për t’i uruar të dashurit ditëlindjen? (Foto)

Një adoleshente nga Crewe i Anglisë, i ka dërguar të dashurit një gotë në të cilën është stampuar një ‘selfie’ që ia tregon vrimat e hundës.

Megan Dooley ka postuar në Twitter një fotografi, ku e tregon dhuratën që i ka bërë partnerit të quajtur Ryan, transmeton Telegrafi.

Dhurata 2


“A nuk është i dashuri im, mashkulli më i lumtur në botë? Madje unë pagova që gota të jetë e mbushur me sheqerka”, ka shkruar 17-vjeçarja në postimin e saj.

“I dashuri yt, do ta pijë çajin duke të shikuar poshtë hundëve?” është një koment lidhur me dhuratën bizare.

Dhurata 3

“Po prit se çfarë do të sjellë ai ty, kur të kesh ditëlindjen”, ka komentuar dikush me mahi rreth rastit të pazakontë. /Telegrafi/