LAJMI I FUNDIT:

Është hapur thirrja për aplikim në edicionin e katërt të HERITAGE SPACE

Është hapur thirrja për aplikim në edicionin e katërt të HERITAGE SPACE

HERITAGE SPACE fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë me idetë e tyre kreative, përmes të cilave do të ruajnë, promovojnë dhe rijetësojnë trashëgiminë kulturore.

Kjo platformë do të ofrojë përsëri hapësirë për të gjithë njerëzit kreativ që të përdorin trashëgiminë kulturore si një burim frymëzimi për të zhvilluar produkte të reja, duke përdorur mediume dhe disiplina dhe fusha të ndryshme të industrisë kreative. Heritage space do të mundësojë që trashëgimia kulturore të lidhet me njerëzit dhe të bëhet pjesë e jetës së tyre bashkëkohore, si dhe të mbetet si një burim i pazëvendësueshëm për zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik në Kosovë.


Edicioni i këtij viti synon të prezantojë projekte që përdorin trashëgiminë si një burim të pashterrshëm frymëzimi për një shoqëri më të hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke promovuar identitetin tonë kolektiv.

Projekti Heritage Space këtë rradhë zbatohet nga CHwB Kosova. Veprimtaria e projektit financohet bashkërisht me projektin “Dialogu Ndër-komunitar përmes Ruajtjes Gjithpërfshirëse të Trashëgimisë Kulturore” implementuar nga UNDP dhe financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe Qeverisë Suedeze.

Edicioni i këtij viti do të mbështesë idetë që ndërthurin trashëgiminë kulturore me:

-Rrëfim dhe Interpretim

-Artizanate

-Trashëgiminë dixhitale

Heritage Space ka përzgjedhur katër mentorë të cilët do të përcjellin zhvillimin e projekeve fituese. Ata janë Veton Nurkollari, Erëmirë Krasniqi, Sali Shoshi dhe Leart Zogiani.

Afati i fundit për aplikim do të jetë data 31 Maj 2019

Përgjatë tre viteve të projektit, platforma Heritage Space është implementuar dhe ka përkrahur 21 njerëz kreativ nga fusha të ndryshme derisa ata përdornin shkëndijat e tyre për të hedhur dritë të re mbi krijimet e së kaluarës. Punët janë krijuar përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme të teknologjisë, modës, muzikës, tregimeve, videos dhe revitalizimit, duke ofruar mundësi që trashëgimia kulturore të shikohet përmes një qasjeje të re dhe bashkëkohore. Kjo platformë u mundëson krijuesve të fushave të ndryshme kreative të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e veprave të reja përmes së cilave trashëgimia kulturore do t’i kapërcejë kufijtë e kohës në mënyrë që të ri-zbulohet, promovohet dhe ri-jetësohet. Heritage Space konsideron se manifestimet kreative të së kaluarës, qofshin ato të prekshme apo të paprekshme, mund të shërbejnë si bazë për identitet dhe kohezion shoqëror dhe të jenë burime të pashtershme frymëzimi për krijime të reja njëkohësisht, duke e mundësuar një shoqëri më të hapur dhe më gjithëpërfshirëse. Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë, duke e ngritur atë në statusin e një fontane të pazëvendësueshme për zhvillim ekonomik social dhe kulturor në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori