LAJMI I FUNDIT:

ESA gjen “kafkë” në kometë

ESA gjen “kafkë” në kometë

Landisti Philae preku trupin qiellor në vitin 2014. Të dhënat e reja zbulojnë se pjesa e brendshme është aq e butë sa shkuma e qumështit.

Në vitin 2014 ESA bëri historinë. Landisti Philae preku kometën 67P / Tschurjumow-Gerasimenko. Dhe kjo ishte hera e parë që kishit zbritur në sipërfaqen e një komete, transmeton Telegrafi.


Tani të dhënat e mbledhura nga zbarkuesi në atë kohë ofruan njohuri të reja për natyrën e kometës dhe tregojnë një kreshtë në formë kafke që Philae preku në atë kohë.

Philae ishte ulur në një vend të panjohur në atë kohë. Dhe vendi ku ishte ulur mjeti, tashmë është zbuluar në detaje dhe ata kanë gjetur diçka që është në formën e ‘kafkës njerëzore’.

Kafka me kapelë

Siç tregohet në një video të shkurtër, fytyra “kafkë” përbëhet nga një gojë, sy dhe një kapelë.

Shihni videon për të zbuluar se ku është kafka. /Telegrafi/