LAJMI I FUNDIT:

Erë luftë? SHBA-të nisin drejt kufirit rus njësitë më të mëdha që prej Luftës së Ftohtë (Foto/Video)

Erë luftë? SHBA-të nisin drejt kufirit rus njësitë më të mëdha që prej Luftës së Ftohtë (Foto/Video)

Politikanët gjermanë kanë ngritur shqetësimet për mijëra trupa dhe pajisje të NATO-s që së bashku me qindra tanke janë duke u transportuar në drejtim të Polonisë në kufi me Rusinë, në atë që quhet nga Uashingtoni si “mbrojtje kundër agresionit rus”.

Kështu nis një artikull televizioni shtetëror rus “Russia Today”, duke cituar politikanët që janë në mbështetje të dialogut me Rusinë.

“Kjo nuk do të na ndihmojë në qoftë se tanket shkojnë lartë e poshtë në të dyja anët e kufirit”, tha lideri i Brandenburg-t dhe anëtari i partisë SPD, Dietmar Woidke, cituar nga “RT”.


“Unë besoj se pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, ne duhet të kërkojmë dialog me Rusinë,” shtoi ai, duke paralajmëruar se marrëdhëniet me Moskën mund të përkeqësohen edhe më tej.

Uashingtoni thotë se ngarkesa me pajisje ushtarake amerikane që ka zbarkuar së fundi në portin verior gjerman të Bremerhaven ka për qëllim që të rrisë angazhimin e saj në mbrojtje të aleatëve kundër një kërcënimi të perceptuar rus dhe për të siguruar se Evropa mbetet e “gjitha e lirë, e begatë dhe në paqe”.

Qindra tanke amerikane, kamionë, dhe pajisje të tjera ushtarake janë nisur drejt Polonisë dhe konsiderohet si dërgesa më e madhe e armëve që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ngarkesa mbërriti të premten në portin gjerman dhe po transferohet në drejtim të Evropës Lindore.

Gjatë ditëve të fundit, rreth 2 800 pajisje ushtarake dhe 4000 trupa kanë mbërritur në portin e Bremerhaven. Forcat do të shkojnë në Poloni ku edhe do të zhvillohet stërvitja në fund të muajit, transmeton oranews.

Ato më pas do të vendosen në shtatë shtete, përfshirë shtetet baltike, Bullgarinë, Rumaninë dhe Gjermaninë.

https://www.youtube.com/watch?v=igIMBQ2KDNM

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Azia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Kalo në kategori