LAJMI I FUNDIT:

Epilepsia rrit mundësinë e komplikimeve në shtatzëni

Epilepsia rrit mundësinë e komplikimeve në shtatzëni

Shtatzëna e cila ka epilepsi është më e rrezikuar që të lindë fëmijë me malformacione të vogla ose të mëdha kongjenitale.

Nuk ekzistojnë teknika ideale epidemiologjike të cilat do të mund ta ndanin efektin e barit nga efekti i vetë sëmundjes mbi zhvillimin e fetusit, mirëpo mundësitë që foshnja të lindë e shëndoshë janë 90%.

Studimet e reja tregojnë se karbamazepina ka rrezik pak më të vogël sesa valproatet, fenitoina, fenobarbitoni dhe maisolina.

Megjithatë, është shumë më mirë nëse arrihet kontrollimi i sulmeve, të mos ndërrohet terapia dhe të përdoret një antiepileptik në dozën më të vogël të mundshme.


Është e këshillueshme që gratë shtatzëna të kryejnë kontrolle periodike gjatë lindjes në mënyrë që problemet e fetusit të evidentohen në kohën e duhur dhe të merren masat e nevojshme. Kjo është dhe arsyeja që frekuenca e hasjes së epilepsisë të ketë një tendencë në rënie.

Epilepsia është një çrregullim i karakterizuar me prirje për sulme të përsëritshme të cilët mund të sjellin deri te humbja e vetëdijes, çrregullimi i lëvizjes, humbja e shqisave (duke përfshirë shikimin, dëgjimin dhe shijen), sistemeve autonome, humorit dhe funksioneve mentale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori