LAJMI I FUNDIT:

Engel: BE t’ua jap qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave menjëherë, jo në vitin 2020

Engel: BE t’ua jap qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave menjëherë, jo në vitin 2020

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel në një deklaratë për RTV21 vlerësoi se shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë në Kosovë, duke përmendur edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Engel gjatë kësaj deklarate e drejtoi gishtin nga Serbia duke thënë se është i zemëruar me të, pasi që ajo nuk po i përmbushë premtimet që i ka bërë dhe po tenton ta bllokojë Kosovën.

“Gjithmonë ua dedikojë dashurinë dhe energjinë njerëzve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë, me theks të veçantë në Kosovë. Pas disa vitesh, ata arritën ta krijojnë ushtrinë e tyre në Kosovë, mendoj se është një hap i rëndësishëm dhe shumë i mirë për të vazhduar përpara. Mendoj që secili shtet duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe Kosova nuk është ndryshe nga vendet e tjera”, tha kongresmeni amerikan.


Eliot Engel gjithashtu mbështeti edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë.

“Po ashtu këtë javë kishte disa vështirësi, përfshirë taksat me Serbinë. Unë e përkrahu të drejtën e Kosovës për t’i vendosur këto tarifa, të drejtën e kryeministrit për t’i vendosur këto taksa, sepse nuk besoj që Serbia po i përmbush premtimet e saj që i ka bërë. Jam shumë i zemëruar me faktin se sa herë që Kosova po tenton të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, Serbia po tenton ta bllokojë. Kjo ndodhi me INTERPOL-in, dhe ndodhi edhe me organizatat tjera”, u shpreh ai.

Engel tutje tha se Serbia duhet të dëshmojë njëherë paqen, sepse sipas tij Kosova po e dëshmon kohë pas kohe.

Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave, ai u shpreh se tani është koha për BE-në t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve dhe jo viti 2020.

“Është koha për Bashkimin Evropian t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve, duhet të ndodhë menjëherë, jo vitin e ardhshëm, jo në vitin 2020, duhet tani”, tha Engel për RTV21. Miku i shqiptarëve në fund tha se shpreson se së shpejti do të vijë në Kosovë “kur zyrtarisht do ta hapim zyrën e re të Ambasadës Amerikane në Kosovë”. /21Media/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori