LAJMI I FUNDIT:

Energjinë elektrike për tunelet në autostradën Kosovë-Shqipëri do ta garantojë Kosova

Energjinë elektrike për tunelet në autostradën Kosovë-Shqipëri do ta garantojë Kosova

Energjinë elektrike në tunelet e autostradës Kosovë-Shqipëri do ta garantojë Kosova, pohon gazeta proqeveritare "Rilindja demokratike". Burime zyrtare nga Elektrodistribucioni për gazetën deklaruan se është biseduar rreth projektit për vendosjen e transformatorit 220/110 kilovatësh në trafostacionin Prizren 2, si dhe ndërtimi i largpërçuesit Prizren-Kukës.

Ndërtimi i largpërçuesit Prizren-Kukës, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Tirana, do të jetë kryesisht në shërbim të furnizimit normal dhe pandërprerë me energji elektrike në tunelet, të cilat janë pjesë e autostradës Kosovë-Shqipëri (autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë).

Gjatë vitit 2009 pritet të fillojë ndërtimi i largpërçuesit 400 kilovatësh Kosovë-Shqipëri. Ndërtimi i tij planifikohet të përfundojë për 20 muaj.

Burime të njëjta theksojnë se qeveria gjermane ka shfaqur gatishmëri për sigurimin e grantit për konsultantë dhe mbikëqyrje të realizimit të projektit nga ana shqiptare.


Njëkohësisht, komisioni adekuat qeveritar i Gjermanisë ka dhënë pajtueshmëri për financimin e pjesës kosovare të largpërçuesit prej 400 kilovatësh Kosovë-Shqipëri, nëpërmjet Bankës gjermane për zhvillim.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori