Në kinemanë kryesore të Tiranës, “17 Nëntori”, në errësirë, tek shfaqeshin filmat e huaj, burrat pëshpëritnin vesh më vesh: “Si Ganimeti…”. Në njërin nga rastet, protagoniste në film ka qenë Silvana Pampanini, ajo që u shpall Miss Italia më 1946 e që më pas nisi karrierën kinematografike për t’u konsideruar pak vite më pas, në vitet 1950, si simbol i bukurisë…
Ganimet Cuka ishte e “ndaluar me ligj”. Prandaj edhe bëhej më e dëshirueshme. Nga të gjithë. Ka të ngjarë që edhe gratë, nëse do të guxonin të mendonin organikisht, do ta ëndërronin. Gjithsesi, “ëndrra Ganimet” ishte dikur stafeta e burrave. Si uji që pinin kërkonin ta shihnin.
Pjesë e tavolinave ku trokitja e gotave nuk thoshte gëzuar, po Ganimet, ishte edhe arkitekti e piktori Maks Velo. Si pjesë e Tiranës së vjetër, Velo e kishte parë e njohur Ganimetin rrugicave të lagjes.
“Unë e kisha parë disa herë të shëtiste, gjithnjë e veshur me të zeza, me atë ecjen e saj elegante. Së largu ne njiheshim, së pari sepse ajo e dinte që të gjithë e shihnin, pastaj kur shkëmbimet në rrugë bëheshin të shpeshta, domosdo që të dyja palët e vënë re. Një ditë e ndalova, e përshëndeta. Ishte mjaft e sjellshme. Madje, edhe në rastet kur e fyenin dinte të mbante qëndrim të zgjuar. Bëmë një bisedë të shkurtër formale, e pas kësaj përshëndeteshim gjithnjë”, thotë Velo. “Gjithnjë kujtoj me të takimin e fundit. Mbaj mend edhe vendin ku kam qenë ulur, te një kafe përjashta, aty ku është sot Teatri i Komedisë. Kaloi aty, ishte duke shkuar për shtëpi dhe u ngrita ta takoja. Më tregoi që sapo i kishte ardhur letra për internim dhe, teksa largohej, kthente sytë nga Ministria e Brendshme. Të nesërmen e asaj dite i morën i çuan në Lushnjë”.
Ganimet Cuka ishte një nga femrat më të bukura të Tiranës në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Ajo kishte mbaruar Institutin “Nana Mbretëreshë” të Tiranës dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Në vitin 1945, një oficer i misionit anglez u dashurua marrëzisht pas saj, por ai u detyrua të largohej brenda 24 orëve, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndërsa Ganimetit i vunë prangat në duar dhe e rrasën në një qeli burgu të Tiranës. Në burg atë e torturuan barbarisht, ndërsa disa funksionarë të lartë të Sigurimit të Shtetit tentuan ta përdhunojnë. E mbajtën disa muaj në hetuesi, por nuk mundën ta bënin të pranonte se ishte agjente e zbulimeve të huaja, prandaj u detyruan ta lironin. Kur doli nga burgu, e lanë pa punë, që të vdiste urie. Për të mbijetuar, ajo merrej me zbukurimin e vajzave të Tiranës, ditën e martesës.
Por, ishte tepër krenare dhe e sfidonte regjimin, duke bërë çdo mbrëmje shëtitjen e saj në bulevardin “Zogu I”, e ku dilnin meshkujt e Tiranës për ta parë. Shumë nga ta thoshin se kishte qenë kurtizane në kohën e Zogut; tregonin histori me oficerët italianë; se kishte pasur marrëdhënie që në moshë të vogël, si 14 vjeçe. Flitej për lidhjet e saj me burra shumë më të mëdhenj në moshë se ajo. Apo më të rinj. Cilësohej si kurtizane aristokrate, aktivitet që e kishte vazhduar për të ruajtur standardin e nivelit të jetesës që ishte mësuar më parë. Këtë më 2014 e tha një grua (në kushte anonimiteti), që pretendonte se babai i saj kishte qenë dashnor i Ganimetit.
“Ganimeti ishte vërtet shumë e bukur. Kur unë kam dëgjuar krahasimin që u bënin femrave me këmbë të bukura me shishen e shampanjës, vetëm atë kam sjellë ndërmend. Kishte vërtet këmbë si shishe shampanje. Por, përveç bukurisë së dukshme e të lakmuar nga të gjithë, ishte edhe sjellja e saj krejt ndryshe nga ajo e grave të kohës. Ganimeti kishte udhëtuar jashtë, kishte qenë pjesë e ambienteve aristokrate falë të atit dhe kishte fituar një sjellje elegante….
Ishte femër me klas… Kishte një zgjuarsi natyrale që i dallohej që në vështrim. Dinte të sillej me njerëzit. Të shpërfillte pa bujë ata që e fyenin e që nuk ishin të pakët, dhe të ruante një mirësjellje në distancë me ata që, edhe pse nuk mund t’i afroheshin, e respektonin…
Shtëpitë tona ishin afër. E shihja gjithnjë Ganimetin. Përveç xhirove me të ëmën apo vetëm, ajo ishte gjithnjë e pranishme nëpër dasma e në ato ceremonitë që dikur bëheshin me po kaq zhurmë sa dasma, kur fëmijët bëheshin synet. Nuk ngrihej të kërcente siç bënin gratë tjera. Vetëm rrinte, vështronte. Për mua ishte mirëfilli kurtizane. Historitë me oficerët italianë e anglezë njerëzit ia njihnin dhe sigurisht që e përndiqte imazhi i dikurshëm që në fakt ajo e zbehu, por nuk hoqi dorë. Kaloi në një kategori tjetër; synonte burrat me të ardhura më të mira se të të tjerëve asokohe. Mbase për të siguruar jetesën…
Në shtëpinë e saj, meshkujt nuk është se hynin pa hesap, ama hynin. Arsyeja pse unë e di mirë këtë gjë, ishte se im atë ishte njëri nga ata dhe kjo gjë u mësua nga të gjithë asokohe. Njerëzit e dinin. Ne e dinim. Veçse të dyja, me të ëmën, i bënin gjërat të matura. Ishte mamaja e saj ajo që piketonte burrat, e me ta bërë këtë ato u shkonin të dyja për vizitë. Si për t’i thënë botës se ne me këtë familje kemi marrëdhënie familjare, nuk është ashtu siç mund të mendohet. E kanë bërë këtë gjë edhe me ne. Por, s’dua të them me këtë që ishte faji i tyre, mund të ishte edhe im atë apo të tjerë si ai që u shkonin pas…
Nëse keni lexuar romanin e Kadaresë, “Përballë pasqyrës së një gruaje”, historia është pak a shumë ashtu, mund të ketë teprime, por thelbi është ai. Ganimeti ishte vërtet e ëndërruar nga të gjithë. Nën zë njerëzit në lagje flisnin për të, edhe pse ajo nuk shkonte nëpër ambiente ku ishin gratë për të biseduar, siç bënin të tjerat. Ato më shumë se të tjerat e ngacmonin. Kujtoj një herë, në një dasmë, ishte njëra që i hidhte fjalë të ndryshme e, duke e ngacmuar, i ngriti fustanin. E kishte këmishën të grisur nga fundi. E kam parë me sytë e mi këtë dhe u bëri habi të gjithave…
Pasi e motra iu burgos e i mbajti ajo me mamanë dy djemtë e saj, Ganimeti hoqi dorë nga ato që kishte bërë më parë, o së paku i rralloi. Iu kushtuan atyre dy fëmijëve dhe duhet të them që i kanë rritur e edukuar më së miri. Të dy ata u bënë njerëz të nderuar e të shkolluar. Sepse në fund të fundit, edhe ato zonjllëkun e kishin, kulturën e edukatën”.
Ahmet Golemi, ish-i dashuri, më 2014 ka refuzuar të pranojë se Ganimeti merrte para. Ai thotë se meshkujt e përndiqnin; se ishin të ‘marrosur’ pas saj. Të ardhur nga të katër qoshet e kryeqytetit, sajonin punë për ta parë. Por, shikimet nuk u ndesheshin, sepse Ganimeti rrallëkujt ia hidhte sytë.
Golemi, kampion boksi në atë kohë, e theu akullin që të shijonte pastaj ëndrrën për tri vite me radhë, derisa e ndaluan nga Sigurimi. Atij i kërkuan të spiunonte për të, sepse babai i saj i pasur kishte pasur florinj të cilin shteti nuk ia kishte gjetur dot të gjithin. Ai nuk pranoi.
“Më tregonte gjëra mjaft, duke filluar që nga historia e saj e parë e dashurisë në Itali me një toger, kur kishte qenë 14 vjeçe. Pastaj më tregonte për fejesën e saj me një oficer anglez, i cili u largua nga Shqipëria më 1945. Ganimeti tentoi të arratisej e t’i shkonte pas, por nuk mundi, kështu që historia e tyre mori fund. Pastaj kishte edhe ndonjë histori tjetër, për të cilat ne natyrisht nuk mund të hynim në detaje”, ka thënë Golemi që ishte 22 vjeç në fillim të viteve 1960, kur lidhet me Ganimetin më të vjetër se ai dhe i cili mohon të ketë qenë ajo prostitutë.
“Nua nuk më ka lejuar asnjëherë, qoftë edhe t’i blej diçka. Megjithatë, nuk mund të them se nuk e kam dëgjuar këtë variant që qarkullonte qysh atëherë. Një mik i imi më ka treguar se pati tentuar t’i shkojë te shtëpia, duke i treguar qysh prej derës së jashtme një 500 lekësh. Kujtoj vetëm fytyrën e tij të fyer pas një përgjigjeje që kishte marrë prej saj”, thotë Golemi, teksa shton se Qemali, vëllai i pushtetarit Beqir Balluku, u hakmor meqë nuk mundi ta bënte të tijën, ndaj ndikoi të internohej.
Kapiteni i skuadrës së futbollit të Tiranës, Osman Reçi, banonte pak shtëpi larg asaj të Ganimet Cukës.
“Për të njerëzit mund të flasin shumë, por e vërteta është që Ganimeti i përzgjidhte njerëzit me të cilët rrinte. I donte së pari të bukur, të veshur e të pastër. E, përveç këtyre, duhet doemos të ishin të pafjalë, në mënyrë që të mos ekspozoheshin”, ka thënë Reçi më 2014…
“Ato kanë qenë dy motra që jetonin me nënën. Babai u ishte vrarë. Nexhmija, e motra, u martua me Rakip Kalenjën, kuadro i lartë i kohës, e pati dy fëmijë. Pas pushkatimit të tij, rruga e Nexhmijes devijoi nga ajo e drejta, prandaj edhe ia mori fëmijët Ganimeti, e cila u kujdes t’i rriste më së miri e t’i shkollonte. Njëri nga nipërit e saj u bë doktor e, më vonë, Astrit Kalenja, për një farë kohe ministër i Shëndetësisë, ndërsa tjetri inxhinier. Janë teprime e abuzime ato që janë dëgjuar për Ganimetin. Është e vërtetë që ajo nuk ishte krejt si vajzat e tjera të Tiranës;i pëlqenin djemtë e rinj e të bukur, por ishte shumë përzgjedhëse. Ne kemi jetuar pranë saj, shihnim e dinim thuajse gjithçka që bëhej në lagje. Sado që secili shihte punën e vet, në një vend kaq të vogël gjërat merreshin vesh dhe di të them që në shtëpinë e saj nuk kanë hyrë e dalë meshkuj siç është pretenduar. Ajo ka punuar me rregullime nusesh, ndër të parat që ka bërë grimin e tyre në Tiranë, sipas mundësive të kohës. Rregullonte fustanet e bardhë apo bënte jastëk e qepje me dekoracion. Cuka ka qenë një familje e lashtë tiranase dhe Ganimeti e reflektonte këtë me kulturën e klasin që kishte”, thotë ai.
Ganimeti asnjëherë nuk u përkul të kërkonte mëshirë. E internuan së bashku me të ëmën në një ditë tetori me shi të vitit 1967. Për herë të parë në jetën e saj, Ganimeti u pushtua nga një dëshpërim i tejskajshëm. Asnjë rreze shprese nuk shihte në horizont. E shtrydhi trupin për disa ditë dhe net pa gjumë, për të gjetur rrugën e shpëtimit, por më kot. Më në fund, ajo arriti në përfundimin se vdekja ishte shpëtim për to, ndërsa vetëvrasja e tyre do të ishte sfidë dhe akuzë për diktaturën e Enver Hoxhës. Ia tregoi dhe nënës plakë vendimin e saj dhe, si e përqafoi, i tha të vdisnin së bashku.
Të nesërmen, ajo bleu 10 metra litar dhe e ndau në dy pjesë të barabarta. U ul pranë tavolinës dhe shkroi një letër. Kujt ia drejtonte dhe çfarë ishte shkruar në të, askush nuk e mori vesh, përveç operativit të Sigurimit të Shtetit.
Pasi pinë kafen e mëngjesit, hipi nënën mbi karrige, i hodhi litarin në qafë dhe i ra karriges në shkelm. Nëna mbeti e varur. E çoi karrigen një metër më larg, hipi sipër saj dhe vendosi lakun në fyt. Shtrëngoi dhëmbët fort që, kur të vdiste, të mbetej e bukur. E rrëzoi karrigen me këmbë dhe mbeti e varur si nëna e saj.
Në mbrëmje vonë, kufomat e viktimave i hodhën në një gropë që ndodhej buzë kanalit, i cili kalonte pranë stallës së derrave, pa u vendosur asnjë shenjë dalluese mbi pirgun e dheut që i mbuloi. /Ani Jaupaj/Panorama/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!
Artikull i vitit 1913, për tmerrin që e vuanin shqiptarët nga pushtimi serb e malazez: “Sa më shumë shqiptarë që vdesin, aq më mirë”!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj