LAJMI I FUNDIT:

Ende pa “listë të zezë” të kompanive

Ende pa “listë të zezë” të kompanive

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) këtë vit, deri më tash, i ka pranuar 473 ankesa për moszbatimin e kontratave nga kompanitë e vendit me autoritetet publike. Edhe pse Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit kishte premtuar se do të formonte “listën e zezë” me kompanitë që nuk i respektojnë kontratat e nënshkruara për projekte të ndryshme, ajo listë nuk është formuar ende.

Kryetari i Bordit të OSHP-së, Hysni Hoxha, tha se ky organ ka shqyrtuar një mori ankesash gjatë këtij viti. “Para se të lidhet kontrata mes palëve, nëse një palë është e pakënaqur me publikimin e kontratës nga një operator, ata bëjnë ankesë tek ta dhe konform dispozitave të Ligjit për prokurim publik, OSHP-ja detyrohet t’i shqyrtojë ankesat me afatin e përcaktuar ligjor”, theksoi ai.

Hoxha, shtoi se vetëm vitin e kaluar kane pasur 540 ankesa, deri sa këtë vit, kanw 473 ankesa. “Ka raste kur autoritetet kontraktuese nuk i zbatojnë vendimet e tyre për rivlerësim, atëherë ky organ detyrohet të lëshojë edhe një urdhëresë për mosrespektim të kontratës, ndërsa nëse edhe kjo nuk zbatohet, atëherë kompanitë mosrespektuese të kontratave i gjobisim me 5000 euro. Vitin e kaluar kemi pasur një rast të tillë, kur e kemi dhënë një gjobë prej 5000 euro eurove, ndërkaq këtë vit, deri më tash, nuk kemi shqiptuar asnjë gjobë”, tregoi.

Zëdhënësi i MTPT-së, Xhevdet Pozhari, tha se në rastet kur kompanitë nuk i përmbahen kontratës, ata marrin masa ndaj tyre. “Ministria jonë i ka të garantuara projektet për ndërtimin e rrugëve. Në çdo kontratë me kompaninë, rrugët janë të garantuara për 2 vite. Nëse paraqitet nevoja për riparimin e ndonjë pjese të rrugës, atëherë këtë e realizon vetë kompania që ka kontratë për atë punë”, theksoi Pozhari.


Ndërkaq, zyrtarë të KEK-ut kanë thënë se brenda një viti i nënshkruajnë mbi 1 mijë kontrata me kompani të ndryshme. “Kompanitë që kanë kontrata me KEK-un për të kryer punë të ndryshme, janë korrekte dhe u përmbahen kontratave. KEK-u brenda vitit ka mbi një mijë kantata me kompani të ndryshme. Në rast se këto kompani nuk i përmbahen kontratës, atëherë merren masat ndëshkimore sipas ligjit”, tha zëdhënësi Viktor Buzhala.

Ndërsa, Kompania “Eco-Trade” deri më tash ka kryer disa projekte në fushën e energjetikës dhe minierave, në furnizim me pjesë rezervë dhe i ka kryer me afat sipas kontratës. “Jemi në implementim të projektit për riparimin e dy sistemeve të transportit në Mihjen e Sibofcit. Respektimi i kontratave është shumë i rëndësishëm për një kompani, përndryshe ajo kompani e humb besimin dhe nuk mund të marrë punë më”, ka thënë Mehdi Zhugolli, drejtor i kompanisë “Eco-Trade”, e cila ka përfaqësitë e kompanive më të mëdha botërore për industrinë e rënd, siç janë: “ThyssenKrupp- Fordertechnik”, “Schaeffler Technologies Gmbh & Co.Kg”, “Voith”, dhe “Tribotec”, të gjitha këto nga Gjermania. Gjithashtu edhe kompaninn “SIEMENS Industry” nga Austria dhe “Komatsu” nga Japonia. /Lajm/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori