LAJMI I FUNDIT:

Emnaku i Jenson Buttonit dhe Lewis Hamiltonit

Emnaku i Jenson Buttonit dhe Lewis Hamiltonit

Çifti Trevor dhe Mandy Sutton nga Britania e Madhe kanë pagëzuar birin e tyre me emrat e kampionëve të Formula 1 – Jenson Button dhe Lewis Hamilton, respektivisht me emrin Jenson Lewis.

Trevor ndjek Formula 1 që 20 vjet, derisa Mandy ka thënë se “nuk është një ndjekëse e madhe e këtij sporti”.

Në një panair të veturave, Button është njoftuar me këtë çift dhe emnakun e tij Jenson Leëis, të moshës 8-javëshe. “Ishte ndjenjë e veçantë kur kuptova se fëmija ishte pagëzuar me emrin tim”, ka thënë Button. /Telegrafi/