LAJMI I FUNDIT:

Emiratet hapin dyert për punëtorë sezonal nga Kosova

Emiratet hapin dyert për punëtorë sezonal nga Kosova

Qeveria e Kosovës, kohë me parë e kishte proklamuar më të madhe punësimin sezonal. Madje, me punësim sezonal, Qeveria e Isa Mustafës synonte qe ta ndalte migrimin ilegal.

Në këtë kontekst, një nga prioritet më të mëdha të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por edhe vet Ekzekutivit ishte mundësia e dërgimit të kosovarëve për punësim jashtë vendit.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë për Tribuna Channel, se është duke negociuar me shtete të Bashkimit Evropian dhe ndihmesë të madhe në këtë proces, sipas tij, po jep edhe organizata për migrimin, IOM.


Abrashi ka bërë të ditur se nuk po negociohet vetëm më shtete të BE-së por edhe me shtete të Lindjes. Ditëve të fundit, ai thotë se ka pritur një delegacion të Abu Dabit dhe Emirateve të Bashkuara, të cilët sipas tij, i kanë kërkuar numra të mëdhenj dhe të pakufizuar të punëtoreve.

“Takimi ka qenë fillestar shumë produktiv, kemi biseduar për shumë profile që kërkohen atje. Më së shumti në fushën e shërbimeve hoteliere, përkujdesje shëndetësore, por gjithashtu edhe shërbime transporti për çka atje ka një numër të madh të të interesuarve. Ende jemi në nivelin teknik presim qe gjatë muajit maj t’i qartësojmë në mënyre ligjore mundësitë dhe të organizojmë edhe një vizitë qoftë të delegacionit tonë atje qoftë ata këtu dhe të konkretizojmë kërkesën e tyre për punësim atje. Realisht kanë kërkuar numra të mëdhenj qe nuk dua të përmend këtu lë të mbetet në këtë nivel teknik të sqarohet edhe më shumë koncepti dhe ideja, por çka është thanë se nuk kanë numër të kufizuar”, ka thënë Abrashi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori