LAJMI I FUNDIT:

Elefanti, masazh për vizitorët

Elefanti, masazh për vizitorët

Atraksioni kryesor në parkun turistik në Chiang Mai, në Tajlandë, është një elefant – dhe jo çfarëdo elefanti. Kjo shtazë që peshon 3 ton di të bëjë masazh të përkryer për vizitorët e këtij parku – të cilët marrin guxim të futen nën këmbët e saj.

Elefanti është ushtruar që butësisht t’i bëjë masazh trajnerit të tij. Edhe pse peshon 3 ton, elefanti butësisht lëshon këmbën mbi shpinën e trajnerit dhe fillon masazhin në pjesën “e sëmurë”.

Elefanti kështu është shndërruar në atraksion të vërtetë turistik, ndërsa ka të tillë që marrin guxim të futen në këmbët e tij për një masazh, bën të ditur “The Sun”. /Telegrafi/