LAJMI I FUNDIT:

Eksterritorialiteti i Kishës Ortodokse Serbe, Konjufca: Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kam marrë garanci që nuk ka asgjë përtej Pakos së Ahtisaarit

Eksterritorialiteti i Kishës Ortodokse Serbe, Konjufca: Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kam marrë garanci që nuk ka asgjë përtej Pakos së Ahtisaarit

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ndërhyrë në diskutimet e deputetëve lidhur me formalizmin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ai ka reaguar ndaj pretendimeve për eksterritorialitetin e kishave serbe dhe ka theksuar se ky është një interpretim i gabuar i situatës.

Konjufca theksoi se kritikat për eksterritorialitet janë të pavend dhe qëllimi është të ngarkohet Kosova me diçka që s’është.

Ai gjithashtu informoi se ka biseduar në Departamentin e Shtetit në SHBA dhe ka marrë garancë se SHBA nuk shohin asgjë më shumë sesa është përcaktuar në Planin e Ahtisarit për statusin e Kishës Ortodokse Serbe.


Konjufca shtoi se formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse është i lidhur me një projektligj që duhet të votohet me mbështetjen e Listës Serbe.

“Veç po silleni po deshta diçka. Kjo vetëm nëse e keni me qëllim të keq me ngarku Kosovën me diçka që s’është. Kur kam qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit për të marrë sqarime rreth temës që po interpretohet si ekstraterritorialitet i kishave, kam marrë garancinë në DASh se nuk e kuptojnë këtë çështje asgjë përtej Planit të Ahtisaarit”, ka thënë Konjufca, raporton RTV Dukagjini.

Tutje ai ka theksuar se “kur po ju dëgjoj juve me këto eksterritorialitete, me diçka që s’është e vërtetë, kjo është vetëm nëse po doni vet me e bo kur të vini në pushtet. Përndryshe iu kisha lut me e marrë këtë garanci. Për këtë çështje kam shkuar atje, i kam pyetur. Ata thanë krejt çka kuptojmë ne, në kuptim të statusit të kishës, nuk kuptojmë asgjë më shumë se zonat e mbrojtura që i keni pranuar me Ahtisarin”.

“E çka është formalizmi i statusit, që ai projektligji që o tu prit , që s’po munet me u bo pa Listën Serbe, është që s’ka status të formalizuar Kisha Ortodokse Serbe. Ju lutem për gjithçka që doni me i ngarku Kosovës më shumë se kjo që po them unë, ju kisha lutë, për gjithcka që mendoni se ka ma shumë, konsultoheni me ata që jam konsultu unë”, ka përfunduar Konjufca.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori