LAJMI I FUNDIT:

Eksporti i energjisë zvogëlon humbjet në tregti

Eksporti i energjisë zvogëlon humbjet në tregti

Sipas të dhënave të KESH-it, nga shitja e energjisë janë siguruar deri tani më shumë se 15 milionë euro. Këto të ardhura kanë përmirësuar ndjeshëm edhe gjendjen financiare të korporatës.

Drejtuesit e KESH-it shpjegojnë se eksporti i energjisë do të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm, i kombinuar me importin. Në këtë mënyrë, do të bëhet menaxhimi i mirë i burimeve hidrike.

“Po eksportojmë energji elektrike në kohë piku, kur çmimi është më i lartë dhe po importojmë gjatë natës kur çmimi është më i ulët. Konstatojmë se bilanci mujor është pozitiv. Në këtë mënyrë, po bëjmë optimizmin ekonomik të portofolit të KESH-it”,- shprehen drejtuesit e KESH-it.

Çdo ditë importohet mesatarisht një sasi energjie prej 1.7 milionë kilovat orë, ndërsa eksportohet 350 mijë kilovat orë drejt Greqisë dhe Kosovës. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po eksporton në mënyrë të pandërprerë që prej fillimit të këtij viti.


Nga të dhënat zyrtare të KESH-it rezulton se deri në fund të muajit maj ishin eksportuar mbi 407 milionë kilovat orë energji. Gjatë muajit të kaluar, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare i shiti energji Greqisë dhe një kompanie zvicerane. Paralelisht janë bërë edhe shkëmbime energjie me vendet fqinjë, në bazë të marrëveshjeve të lidhura me to. Ekspertët e korporatës shpjegojnë se shkëmbimet janë bërë në periudhat kur prurjet e ujit në kaskadë kanë qenë të shumta dhe në këtë mënyrë, është evituar derdhja e ujit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori