LAJMI I FUNDIT:

Eksportet shënojnë rritje gjatë 2010

Eksportet shënojnë rritje gjatë 2010

Eksportet në Shqipëri kanë vazhduar me rritje, kurse importet po shkojnë drejt uljes, duke ndikuar në një farë mënyrë në nivelin e deficitit tregtar. Sipas INSTAT-it, në muajin nëntor, u eksportuan rreth 14 miliardë lekë mallra, me ulje 1.5 për qind në krahasim me muajin e kaluar, por me rritje 48.7 për qind në krahasim me nëntor 2009.

Lidhur me importet, janë në vlerë prej 42 miliardë lekë mallra, me rritje 0.7 për qind në krahasim me tetorin dhe rritje 10.6 për qind në krahasim me një vit më parë. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.9 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 2.4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT-it, tregtia me vendet e BE është 66.3 për qind, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Kurse me Italinë, eksporti është 52.8 për qind dhe importi 30 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.1 për qind dhe importi 12.2 për qind.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grupmallrat tregon që eksporti i grupit “Ushqime, pije, duhan” u rrit 22.7 për qind, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 9.4 për qind, kurse eksporti i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 18.3 për qind. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori