LAJMI I FUNDIT:

Ekonomisë amerikane i duhet përkrahja

Ekonomisë amerikane i duhet përkrahja

Kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke tha se pavarësisht shenjave të përmirësimit të aktivitetit, ekonomia amerikane ka ende nevojë për mbështetje nga Banka Qendrore. Në një takim të National Press Club në Uashington në krahasim me komentet e rezervuara të mëparshme kreu i rezervës federale ofroi një parashikim më rozë për ekonominë e parë të botës.

Optimizmin Bernanke e shprehu duke cituar rritjen në shpenzimet e familjarëve, përmirësimin e besueshmërisë konsumatore dhe të biznesit dhe përshpejtimin e kreditimit bankar. Sipas vlerësimeve të tij performanca ekonomike e Shteteve të Bashkuara do jetë shumë më e mirë në 2011 kundrejt vitit të kaluar.

"Pavarësisht se ekonomia do zgjerohet më një ritëm më të shpejtë në këtë vit, ne presim që niveli i papunësisë të jetë kokëfortë dhe i pandryshuar në vlera të larta. Edhe inflacioni do jetë kokëfortë dhe i pandryshuar në vlera të ulëta krahasuar me nivelet e synuara në terma afatgjatë nga bordi drejtues i Rezervës Federale," tha ai.
Por Bernanke tha se “masa e vogël e rritjes së sektorit dhe punësimi i kujdesshëm sugjerojnë se do të duhen ende disa vite që punësimi të jetë në nivelet normale”. Ndërkohë kritikët e Bankës Qendrore Amerikane thonë se ajo po nënvlerëson masën e rritjes së ekonomisë dhe nuk po merr parasysh atë që po ndodh në tregjet e lëndëve të para që po rrisin kërcënimin e inflacionit.

Ndërsa Bernanke hodhi poshtë të gjitha mundësitë se çmimet e lëndëve të para janë kërcënim për inflacion. /Telegrafi/