LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia në rrugën e duhur

Ekonomia në rrugën e duhur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama tha se ekonomia amerikane është në rrugën e duhur, por ka përpara ende sfida të mëdha.

Obama ka nënvizuar se bëhet fjalë për periudhën më të vështirë ekonomike që prej vitit 1930. Duke folur nga Ajoua, ai ka sulmuar edhe republikanët.

“Nuk janë treguar të ndershëm mbi zgjedhjet e vështira që duhen marrë për të futur ekonominë në rrugën e rritjes afatgjatë”, theksoi Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka akuzuar republikanët se duan të kthehen në politikat që shkaktuan krizën e rëndë financiare. /Telegrafi/