Ekonomia në kohën e pandemisë, Zeka: Të gjithë të fokusohemi në ndërmarrjen e veprimeve për ruajtjen e sa më shumë vendeve të punës
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka në një intervistë për Telegrafin ka treguar për pasojat ekonomike që mund të ketë vendi nga pandemia COVID -19.
Sipas Zekës në aspektin ekonomik, ka qenë vështirë të ndërmerren veprime të nevojshme për t’u ballafaquar me një situatë të tillë, edhe për shkak të vështirësive në operim të ndërmarrjeve të sektorit privat.
Gjithashtu Zeka thotë se angazhimi i të gjithëve në këtë fazë, përfshirë edhe Qeverinë e odat ekonomike, duhet të fokusohet në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për ruajtjen e sa më shumë ndërmarrjeve dhe vendeve të punës.
Lajm i mirë sipas tij është që Ministria e Financave dhe Transfereve ka shfaqur vullnetin për të ndihmuar ndërmarrjet dhe punonjësit e goditur nga kriza aktuale.
Telegrafi: z. Zeka si po e tejkalojnë këtë situatë prodhuesit e bizneset Kosovës pas gjendjes emergjente të COVID-19?
Zeka: Të gjitha ndërmarrjet, pavarësisht sektorëve në të cilën operojnë, janë goditur direkt ose indirekt si pasojë e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Kapacitetet e ndërmarrjeve prodhuese të Kosovës janë të kufizuara me gjithë politikat më të favorshme fiskale të viteve të fundit, gjë që bënë që industria jonë prodhuese të jenë më fragjile ndaj krizave ekonomike siç është kjo në të cilën po kalojmë. Shumica e prodhuesve kanë vazhduar operacionet e tyre pavarësisht vështirësive të shkaktuara edhe si rrjedhojë e vendimeve të institucioneve të vendit, të cilat fillimisht kishin shkaktuar huti për shkak të interpretimeve jo të drejta, por edhe për shkak të problemeve të krijuara në zinxhirët e furnizimit. Është raportuar për vështirësi në furnizim por edhe shtrenjtim të lëndës së parë që importohet nga prodhuesit tanë, por edhe ngritje të kostove të transportit ndërkombëtar. Është inkurajuese që megjithatë, edhe ndërmarrjet prodhuese, por edhe të gjithë punonjësit e tyre duken të mobilizuar për të plotësuar edhe kërkesat e tregut vendor, por edhe realizimin e obligimeve të eksportit për partnerët ndërkombëtar. Më duhet të përmend edhe rastin e kompanive nga industria e përpunimit të drurit, eksportet e të cilave rrezikohen për shkak të rënies së kërkesës në tregjet e Bashkimit Evropian ose edhe SHBA-së. Në anën tjetër, një numër i ndërmarrjeve siç është rasti me ato të sektorit të hoteleve, restoranteve dhe kafiterive, por edhe sektorit të turizmit e transportit të udhëtarëve, janë goditur më rëndë për shkak të ndërprerjes së aktivitetit të tyre, përfshirë këtu edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Telegrafi: Sa janë të gatshëm për këtë situatë në të cilën ndodhemi?
Zeka: Ajo që tashmë është thënë shumë shpesh është se situata është e paprecedentë dhe jo e anticipuar si duhet, si në aspektin e kujdesit shëndetësor, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Pavarësisht kësaj, Qeveria ka ndërmarrë masa proaktive në parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve në masë të madhe. Ndërsa, në aspektin ekonomik, ka qenë vështirë të ndërmerren veprime të nevojshme për t’u ballafaquar me situatë të tillë, edhe për shkak të vështirësive në operim të ndërmarrjeve të sektorit privat, por edhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara të shtetit për t’u ndalë në ndihmë ndërmarrjeve dhe punonjësve të afektuara janë të kufizuara. Nevojitet një bashkërendim i përpjekjeve, por edhe një ndjenjë më e madhe e solidaritetit.
Telegrafi: Janë marrë disa vendime e masa nga ana Qeverisë të Kosovës, cili ka qenë ndikimi të bisneset?
Zeka: Angazhimi i të gjithëve në këtë fazë, përfshirë edhe Qeverinë e odat ekonomike, fokusohet në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për ruajtjen e sa më shumë ndërmarrjeve dhe vendeve të punës. Në këtë aspekt është më se i rëndësishëm të ruhet likuiditeti, prandaj programet e mbështetjes financiare për ndërmarrjet dhe punonjësit e afektuar janë të domosdoshme. Veprimet e ndërmarra lidhen kryesisht me lehtësira jomonetare dhe kanë të bëjnë me shfuqizim të detyrimeve tatimore e kërkesave për raportime vjetore. Institucionet bankare kanë demonstruar një gatishmëri për të lehtësuar detyrimet kreditore të ndërmarrjeve të cilat do të përballen me vështirësi financiare në përmbushjen e obligimeve të tyre karshi këtyre institucioneve. Lajm i mirë është që Ministria e Financave dhe Transfereve ka shfaqur vullnetin për të ndihmuar ndërmarrjet dhe punonjësit e goditur nga kriza aktuale. Janë propozuar disa masa preliminare për këtë fazë emergjente, megjithatë Oda Ekonomike Amerikane beson se të njëjtat mund të zhvillohen edhe më tej me qëllim të adresimit më të duhur të impaktit në sektorin privat. Hendeku në nivelin e pagesave ndërmjet punonjësve të sektorit publik dhe atij privat nuk duhet thelluar më tej, prandaj duhet bërë çmos që mbështetja financiare për ndërmarrjet e afektuara të jetë proporcionale me nevojat dhe dëmin që u është shkaktuar atyre, dhe kjo duhet të përfshijë edhe mediet dhe organizatat e sportit të cilat po ashtu janë goditur nga kriza. Masat e propozuara po ashtu kërkojnë qartësi në aspektin e kritereve të përfituesve, por edhe mekanizmave të zbatimit të mbështetjes së paralajmëruar.
Telegrafi: A ka shqetësime nga ana e prodhuesve/bizneseve dhe cilat janë ato?
Zeka: Ka shqetësime të shumta dhe ato lidhen kryesisht me likuiditetin e tyre si pasojë e aktivitetit të kufizuar ekonomik, e që rrjedhimisht mund të çojë në falimentim të tyre. Një pjesë e madhe e ndërmarrjeve, aktiviteti i të cilave është ndërprerë ose kufizuar në masë të konsiderueshme, nuk do të jenë në gjendje të paguajnë e me këtë edhe të mbajnë në punë punonjësit e tyre, dhe kjo në rrethana kur Kosova ka nevojë për vende të reja të punës e jo për rritje të papunësisë. Oda Amerikane dhe një grup i asociacioneve të tjera të biznesit kanë propozuar që Qeveria të aprovojë një program që do të ndihmonte ndërmarrjet e prekura, në mënyrë direkte ose indirekte. Ndërsa, vonesat në intervenim tani do ta bënin më të kushtueshëm rikuperimin ekonomik më vonë.
Telegrafi: Sa ka rezerva ushqimore në vend dhe cilat janë kërkesat që kanë shprehur prodhuesit/bizneset te ju ?
Zeka: Në bazë të informatave nga kompanitë, por edhe Dogana e Kosovës, furnizimi me artikuj ushqimorë dhe të tjerë po vazhdon pavarësisht vështirësive me të cilat po ballafaqohen kompanitë importuese. Dëshiroj të shprehë mirënjohjen time për Doganën e cila ka lehtësuar procedurat e kalimit kufitar dhe zhdoganimit doganor me qëllim të garantimit të furnizimit normal për konsumatorët. Pra, për momentin, nuk duhet të ketë asnjë shqetësim në mesin e konsumatorëve për sa i përket rrjedhës së furnizimit me produkte esenciale dhe të tjera, e rrjedhimisht nuk ka as arsye për blerje paniku, ose blerje përtej nevojave aktuale.
Telegrafi: Si mund të përpilohet dhe zbatohet një program i duhur i mbështetjes së bizneseve duke e ditur se vendi ka buxhet të kufizuar?
Zeka: Është e vërtetë që Kosova ka kapacitete të kufizuara buxhetore, megjithatë Oda Amerikane beson se një pjesë e mjeteve financiare vetanake mund të sigurohen nga riorientimi i mjeteve buxhetore të planifikuara për investime kapitale, e në të njëjtën kohë duke e pasur parasysh që përqindja e borxhit publik ndaj bruto produktit vendor është e ulët, institucionet kanë hapësirë edhe për rritje të nivelit të huamarrjes. Kjo kërkon një koordinim të ngushtë ndërmjet Qeverisë në detyrë dhe Kuvendit. Tashmë dihet që institucione financiare ndërkombëtare kanë ndarë fonde të mëdha për të ndihmuar qeveritë anembanë botës si dhe sektorin privat, prandaj institucionet duhet të jenë të gatshme për absorbimin e këtyre fondeve me qëllim të rikuperimit të shpejtë ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje