LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia greke do të mbikëqyret nga Komisioni Evropian

Ekonomia greke do të mbikëqyret nga Komisioni Evropian

Ekonomia greke kalon në stadin e mbikëqyrjes nga Komisioni Evropian, për shkak se autoritet nuk kanë bërë punë eficente për uljen e deficitit buxhetor.

Komisioni sugjeroi kalimin e Greqisë në stadin e mbikëqyrjes dhe në këtë kuadër qeveria greke, përveç buxhetit që do të paraqesë në Parlament, në janar të vitit të ardhshëm do t’i paraqesë Komisionit Evropian programin e ri të stabilitetit, bëri të ditur ministri grek i financave.

Komisioneri për financat, Joakim Almunia theksoi se autoritetet greke duhet të bëjnë përpjekje ambicioze për të reformuar ekonominë, por edhe institucionet.

"Ekonomia greke ka nevojë për reforma të guximshme ndryshimesh strukturore, i duhet një strategji tepër ambicioze dhe e qëndrueshme e përmirësimit financiar, dhe reforma institucionale me rëndësi të veçantë", tha komisioneri evropian për financat.


Ai shtoi se nëse nuk bëhen këto reforma, mungesa e ekuilibrit financiar do të përkeqësohet edhe më, çka siç theksoi, nuk garanton të ardhmen e ekonomisë greke.