LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia globale do të tkurret gjatë vitit 2009

Ekonomia globale do të tkurret gjatë vitit 2009

Banka Botërore thotë se ekonomia botërore mund të tkurret në vitin 2009, për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore. Tregjet e aksioneve thuajse çdo ditë mbyllen me humbje.

Në një studim të publikuar të dielën, Banka thotë po ashtu se pritet që tregtia botërore të pakësohet më tepër se asnjëherë në 80 vjetët e fundit dhe humbjet më të mëdha do t’i pësojë në Azi.

Në raportin e Bankës thuhet se kriza financiare globale do të krijojë një mungesë financimesh prej shumë miliarda dollarësh për të varfrit dhe vendet në zhvillim.

Banka thotë se vetëm një në 4 vende në zhvillim do të jetë në gjendje ta lehtësojë ndikimin e rënies ekonomike përmes krijimit të vendeve të punës.


Sipas Bankës Botërore, prodhimi global industrial mund të jetë 15 për qind më i vogël në vitin 2009 se sa në vitin 2008.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert B. Zoellick bëri thirrje për investime për krijimin e vendeve të punës dhe për të shmangur trazirat sociale dhe politike në vende të ndryshme.

Banka thotë se vendet në zhvillimin ndeshen me një pakësim të financimeve prej 200 deri në 700 miliardë dollarësh, sepse udhëheqësit e biznesit po i shmangin tregjet e reja që po fuqizohen.

Vendet në zhvillim, që ende mund të kenë kontakte me tregjet financiare do të ndeshen me kosto më të madhe në marrjen e huave, që sjell një rritje më të ngadalshme ekonomike.

Justin Lin, krye-ekonomisti i Bankës Botërore, i bëri thirrje vendeve të zhvilluara t’i shpenzojnë një pjesë të fondeve të tyre të stimujve në vendet më të varfra, ku do të kishin rezultat për të nxitur rritjen e kërkesës.

Ndërsa Laërence Summers, këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Obama, në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Financial Times”, i bën thirrje udhëheqësve botërorë të hedhin më tepër para në ekonominë botërore, për të nxitur rritjen e kërkesës dhe për nxjerrjen e botës nga recesioni. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori