LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia gjermane nuk do të përmirësohet para vitit 2013

Ekonomia gjermane nuk do të përmirësohet para vitit 2013

Ekonomia e Gjermanisë, e cila ishte goditur rëndë nga kaosi në tregjet financiare, nuk do të përmirësohet deri në nivelin para krizës gjatë katër viteve të ardhshme, lajmëroi drejtori i bankës qendrore të ekonomisë udhëheqëse në Evropë.

“Përmirësimi i ekonomisë do të zgjasë një kohë të caktuar. Me siguri deri në vitin 2013, ekonomia gjermane nuk do ta arrijë nivelin e prosperitetit të vitit 2008”, deklaroi udhëheqësi i Bundesbank-ës, Aksel Veber për “Frankfurter Rundshau”, duke paralajmëruar se “rruga e ngritjes do të jetë jo e rrafshtë”.

Megjithatë, ai bëri të ditur se faza e “rënies së lirë” është tejkaluar nga Gjermania, e cila ishte goditur rëndë nga rënia e madhe e kërkesës në botë, meqë ekonomia është shumë e varur nga eksporti.

Shteti përmirësohet ngadalë, pasi shënoi rënie më të lartë për gjashtë vitet e fundit.