LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Turqisë po vazhdon të rritet

Ekonomia e Turqisë po vazhdon të rritet

Prodhimi dhe investimet në rritje vazhdojnë të japin efektin e tyre edhe në ekonomi. Lajmi i mirë i fundit erdhi nga Instituti i Statistikave të Turqisë.

Sipas shifrave zyrtare ekonomia turke në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 5.5 për qind.
Ndërsa të Ardhurat Kombëtare Bruto me këtë rritje u realizuan në shifrën afërsisht 14 miliardë euro.

Kurse rritja për periudhën 9-mujore të vitit arriti në 8.9 për qind. Ministri i Shtetit dhe Zëvendëskryeministri, Ali Babaxhan në një deklaratë që bëri lidhur me çështjen tërhoqi vëmendjen se këto shifra janë nga më të lartat krahasuar me vendet evropiane dhe ato të OECD-së, ndërsa shtoi se në fund të vitit do të arrihet një shpejtësi më e lartë rritjeje se parashikimet e programit afatmesëm të qeverisë. /Telegrafi/