Shifrat e para zyrtare po japin përmasat reale të pasojave të pandemisë COVID-19. Instituti i Statistikave raportoi se ekonomia shqiptare ra me 10.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit, në kulmin e pandemisë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia është më e thella që nga viti i krizës së piramidave në vitin 1997, por, nga ana tjetër, në krahasim me shtetet e tjera që u goditën po aq ashpër, është më e moderuar.
Tkurrja në të njëjtën periudhë ishte më e thellë në Maqedoni me 12.7 për qind dhe Kroacinë turistike me 15 për qind, ndërsa Kosova nuk i ka publikuar ende të dhënat. Edhe shtetet e Evropës u tkurrën mesatarisht me 14.8 për qind. Në rajon, më lehtë po e kalon krizën Serbia, që u tkurr me 6.5 për qind. Ky i fundit po shijon frytet e një politike të konsoliduar fiskale, që i dha mundësinë të shpenzonte më shumë me paketa mbështetëse, si dhe ekonominë e diversifikuar që është mbështetur vitet e fundit në zhvillimin e teknologjisë së informacionit.
Shqipëria u ‘shpëtua’ nga pesha e lartë që ka bujqësia në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me rreth 19 për qind, që është më e larta në Evropë, me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën si vendi i dytë bujqësor në Evropë. Në Maqedoni të Veriut, bujqësia zuri 7.9 për qind të PBB-së, në Malin e Zi me 6.8 për qind, në Turqi me 6.1 për qind, në Serbi me 6 për qind, në Bosnjë e Hercegovinë më 5.6 për qind dhe në Kosovë me 9.1 për qind.
Pesha e sektorit vjen gjithnjë e në ulje në vendet e Evropës, ku pesha e bujqësisë luhatet mes 0.5 për qind deri në 3 për qind të PBB-së. Ky sektor i ndjeu pak pasojat e krizës dhe ishte ndër të paktët që rezultoi me rritje në tremujorin e dytë, ndonëse për ironi vendi importon një pjesë të madhe të produkteve ushqimore, edhe nga fqinjët që kanë peshë më të ulët të bujqësisë në ekonomitë e tyre. Sektori tjetër real i ekonomisë shqiptare, pa bujqësinë, që amortizoi goditjen e pandemisë, vlerësohet të ketë rënë rreth 15 për qind.
Aktiviteti i dytë, i cili paradoksalisht ndikoi pozitivisht në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë, ishte ai i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme. Sektori, që zë rreth 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave zyrtare, shënoi një rritje prej 5.5 për qind në tremujorin e dytë me bazë vjetore. Themi paradoksalisht, pasi në vendin më të varfër të Evropës, që po pakësohet dita-ditës për shkak të emigracionit të pandalshëm, në prill-maj, kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, shënoi rekordin historik të shitjeve, të paktën që prej tremujorit të parë 2008, kur INSTAT raporton të dhënat e PBB-së me çmime aktuale.
Që prej tremujorit të parë të 2018-së, ky sektor po vijon me rritje të fortë, sipas të dhënave zyrtare, duke kanalizuar në ndërtim e patundshmërive te paratë informale, që në fakt nuk po i sjellin asgjë të mirë vendit, përveç fryrjes së çmimeve dhe zhvlerësimit të kursimeve të shqiptarëve.
Kantieri i ndërtimit në kryeqytet, me çmime që arrijnë deri në 4 mijë euro për metër katror, ndër më të shtrenjtat në rajon, por edhe Evropë (nëse i krahasojmë me fuqinë blerëse), nuk po i shërben zhvillimit të vendit, dhe as arrin të krijojë iluzionin e një ecurie të qëndrueshme ekonomike. Për më tepër që, nëse do të ekzistonte vullneti politik për të luftuar seriozisht hyrjen masive të parasë së paligjshme në ekonomi, kjo do të çonte në shfryrjen e një flluske të madhe.
Në fakt, edhe institucionet ndërkombëtare, nuk ‘gënjehen’ nga ky iluzion, përkundrazi. Vetëm javën e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi me ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit, nga 5 për qind që priste në vlerësimin e prillit në 7.5 për qind në raportin e fundit. Fondi e vuri theksin edhe në shumë probleme të vendit, që po kthehen në strukturore, si dobësitë e financiare publike, rreziqet që vijnë nga Partneritetet Publike-Private, një sistem tatimor i komplikuar, kompleks dhe i fragmentuar, me ndryshime të shpeshta ‘ad hoc’, që e kanë cenuar stabilitetin dhe transparencën.
Fondi ritheksoi këshillën kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka mbi zbatueshmërinë e detyrimeve tatimore, si dhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe qeverisjen.
Edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në raportin e fundit, e la të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë e vendit në vitin 2020, duke pritur një rënie prej 9 për qind, ndërsa rishikoi në ulje me 7.5 pikë përqindje parashikimin për vitin 2021, duke zbehur shpresën për një rimëkëmbje të shpejtë.
Është e vërtetë që ringritja do të jetë e vështirë (pritshmëritë janë që niveli i PBB-së së parakrizës të arrihet vetëm pas vitit 2021), por është në dorën e politikave qeveritare për të shfrytëzuar këtë moment, si një pikë kthese në ekonomi, përtej interesave të ngushta, në të mirë të vendit! /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

IuteCredit me mundësi të mirë, aplikoni tani online për kredi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja