LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Kosovës, rritje me 5-6 për qind në vitin 2010

Ekonomia e Kosovës, rritje me 5-6 për qind në vitin 2010

Nga Carolyn Cohn "Do të ketë shumë investime në Kosovë nga sektori publik dhe ai privat... shumë projekte do të fillojnë vitin që vjen – besoj se 2011-ta do të jetë edhe më mirë," tha ministri për Reuters në intervistën e zhvilluar gjatë takimeve të Forumit të Investimeve të Kosovës.

Kosova e varur nga donacionet do të kërkojë të përmirësojë rritjen e saj ekonomike në 2010 dhe do të kërkojë të vlerësohet në indekset ndërkombëtare, tha të martën ministri i saj i Financave, Ahmet Shala.

Ai tha se rritja ekonomike kishte gjasa të arrinte në 5 dhe 6 për qind nga nivelet e 4 përqindëshit të vitit 2009.

"Do të ketë shumë investime në Kosovë nga sektori publik dhe ai privat… shumë projekte do të fillojnë vitin që vjen – besoj se 2011-ta do të jetë edhe më mirë," tha ministri për Reuters në intervistën e zhvilluar gjatë takimeve të Forumit të Investimeve të Kosovës.


Kosova, me një popullsi prej dy milionësh, shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 dhe në qershor të këtij viti i është bashkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Prej mbarimit të konfliktit të viteve 1998-1999, Kosova ka marrë rreth 3 miliardë euron ndihma dhe pritet të marrë edhe një miliardë tjetër nga donatorë ndërkombëtarë deri në vitin 2011.

Kosova, afërsisht me masë sa shteti amerikan i Connecticut, është në negociata me FMN për një hua prej $200 deri në $300 milionë dhe shpreson ta përfundojë shpejt këtë marrëveshje.

Shala nuk pranoi të komentonte detaje të tjera mbi masën e huasë së FMN, por tha se ai do të ishte një program zhvillimi për industrinë e vendit.

Kosova p studion mundësinë e nxjerrjes së shifrave të borxhit të brendshëm vitin që vjen dhe ajo gjithashtu ka kërkuar të listohet në ratat e kreditit duke hyrë në negociata me tre agjensitë kryesore — Moody’s, Standard & Poor’s dhe Fitch.

"Ne po flasim me të tria këto. Mendoj se vitin që vjen ne do të marrim ratat," tha Shala.

Një folës i forumit sugjeroi se nota e nën-investimit ‘B minus’ do të ishte e përshtatshme për Kosovën.

"Unë gjithmonë jam më tepër optimist se aq",- tha Shala.

Ai tha se rënia në eksportet e izoluara të Kosovës, kryesisht metal ‘skrap’ dhe druri, që priten të bien sivjet me 40 për qind në krahasim me 2008, ishte si rrjedhojë e bllokadës serbe, një situatë të cilën Kosova po përpiqet ta zgjidhë në bashkëpunim me Komisionin Europian.

"Komuniteti ndërkombëtar, Komisioni Europian dhe vendet e tjera do të bëjnë presion mbi qeverinë serbe",- tha Shala.

"Kjo që po ndodh nuk përqaset aspak me shpirtin evropian të bashkëpunimit në rajon."

Ratat e papunësisë në Kosovë arrijnë rreth 40 për qind.