LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e BE-së do tkurret me 4 %

Ekonomia e BE-së do tkurret me 4 %

Ekonomia e vendeve të BE-së do të pësojë një tkurrje prej 4 për qind këtë vit, shumë më tepër se parashikimi.

Komisioni Evropian ka rishikuar parashikimin e bërë më parë nga komisioneri për Ekonominë dhe Çështjet Monetare, Joaquin Almunia, që ka vlerësuar se rimëkëmbja do të ndodhë në vitin 2010.

Përkeqësimi i krizës ekonomike globale, rënia e niveleve të tregtisë dhe ajo e vlerës së shtëpive, ka nxitur tkurrjen, tha komisioneri. Ai shtoi se rimëkëmbja e ekonomisë nuk do të nisë deri në gjysmën e dytë të vitit tjetër.

Almunia parashikon edhe rritje të papunësisë në eurozone në 11,5 për qind në 2010. /Telegrafi/tch/