LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia, BQE: Përpara ka rrugë me gunga

Ekonomia, BQE: Përpara ka rrugë me gunga

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, deklaroi se ekonomia botërore mund të përballet me “rrugë me gunga”, pavarësisht se shumë të dhëna flasin për fundin e recesionit me të egër në 80 vjet.

“Ne shohim disa shenja se ekonomia reale po fillon të dalë nga periudha e rënies”, tha Trichet dje në një simpozium që po zhvillohet në SHBA. “Kjo nuk do të thotë se ne kemi një rruge me gropa përpara”.

Gjatë javës së fundit, të dhënat statistikore treguan se Franca dhe Gjermania kanë dalë nga recesioni në tremujorin e dytë të këtij viti, situatë kjo shumë më e mire nga sa pritej. Trichet e përdori fjalimin e tij në SHBA për të mbrojtur veten nga kritikët, të cilët thonë se Banka Qendrore Evropiane ka vepruar shumë me ngadalë sesa Rezervat Federale në SHBA për të luftuar recesionin.

“Kritikat ndaj një banke qendrore janë si të qëndrosh pas një kthese dhe të presësh për të goditur, por ndërkohë del huq”, tha Trichet. “Një trajtim gradual në situatën aktuale është mënyra më e mirë për t’u marre me kërcënimin e stabilitetit të çmimeve”.


BQE ka ulur interesin bazë në 1 për qind dhe u ka ofruar bankave kesh në sasi të pakufizuar me afat deri në një vit, ndërsa ka blerë rreth 60 miliardë euro bonde, me qëllim qe të rrisë kreditimin. Por amerikanet dhe britanikët kanë qenë më agresivë në këtë drejtim.

Trichet paralajmëroi dje se ndërhyrjet agresive për të zgjidhur krizën aktuale mund të krijojnë procese të tjera krizash në të ardhmen. Sipas tij, tani qeveritë dhe bankat qendrore duhet të mendojnë se si të ritërheqin nga tregu likuiditetin e tepërt monetar që kanë hedhur gjatë periudhës së krizës.