LAJMI I FUNDIT:

Eduardo fiton betejën kundër ‘mashtrimit’

Eduardo fiton betejën kundër ‘mashtrimit’

Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo, ka fituar ankesën e tij kundër ndëshkimit me dy ndeshje moslojë nga UEFA, për mashtrim në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, kundër Celtic.

Braziliani me nënshtetësi kroate, fillimisht u suspendua për mashtrim të supozuar në fitimin e penaltisë në ndeshjen e zhvilluar në Emirates.

Në deklaratën e UEFA-së thuhet se pas ekzaminimeve dhe dëshmive, deklaratave të referëve, si edhe videove të ndryshme, ‘trupi i Ankesave në UEFA ka pranuar kërkesën e dërguar nga Arsenali, kundër suspendimit të dy ndeshjeve të bëra ndaj sulmuesit Eduardo’.

“Jam shumë i kënaqur që më në fund kemi arritur te e vërteta. E gjitha çfarë patëm nevojë të bëjmë ishte të dëshmojmë atë që ndodhi dhe e kemi bërë këtë. Ky vendim më bën të ndjehem shumë më mirë”, thuhet në deklaratën e Eduardos.