LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama për mediumin italian: Tifoz i Juves jam prej moshës 6-vjeçare, të shkretët interistët shqiptarë

Edi Rama për mediumin italian: Tifoz i Juves jam prej moshës 6-vjeçare, të shkretët interistët shqiptarë

Kaloi jo pa bujë ai udhëtim i kryeministrit shqiptar nga plazhet e Vlorës në stadiumin e Torinos në krah të Cristiano Ronaldos.

Kuptohet që për kreun e qeverisë shqiptare ishin angazhuar helikopterë qeveritarë dhe një çarter që e priste në Rinas.

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat italiane për pasionin e tij për futbollin. Në një intervistë për televizionin TELENORD të Genovës, Rama ka dhënë një intervistë me telefon për emisionin “Derby di lunedi” i cili drejtohet nga Beppe Dossena, ish-trajner i kombëtares shqiptare.


Për këtë shkak Rama bën edhe një batutë që në nisje të bisedës.

“Jemi miq tashmë të dy edhe sepse ti ke qenë trajner i kombëtares shqiptare për një kohë të shkurtër dhe pastaj erdhi Xhani, (De Biasi) dhe korri frytin e punës tënde… shaka”, tha Rama, por e vërteta është që Dossena u largua në mënyrë të turpshme nga kombëtarja jonë pasi ndërpreu kontratën vetëm pas 6 muajsh dhe nuk ktheu as rrogat e marra paradhënie.

Janë të shumtë miqtë e tij të afërm që kanë konfirmuar se për shumë kohë kryeministri shqiptar ka bërë tifo për Interin, por tashmë ai këmbëngul se ka pasur në zemër Juventusin që kur ishte 6 vjeç, citon lapsi.al.

“Ju e dini që përveç kombëtares, shqiptarët gjithmonë kanë bërë tifo për Italinë. Pastaj jemi të ndarë mes juventinëve dhe milanistëve… ka edhe interistë, por ata të shkretët po vuajnë paksa”.

“Juve është një çështje besimi. Unë e ndjek që kur isha 6 vjeç dhe kur televizori ishte bardhezi dhe tashmë bardhezi është Juvja. Mendoj se rasti i Juves nuk është një çështje futbolli apo tifozerie. Juve është një çështje se si bëhet skuadra dhe se si lufton skuadra. Është gjithmonë një frymëzim” , tha Rama për Telenord.

https://youtu.be/PkzYBX7Hmmo?t=362

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori