LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot grevë në arsim, s’dihet kur përfundon

Edhe sot grevë në arsim, s’dihet kur përfundon

Ka përfunduar edhe dita e dytë e grevës së institucioneve arsimore. Edhe përkundër deklarimeve të Qeverisë se pagat e mësimdhënësve në këtë muaj janë dalë me rritje, greva në pothuajse të gjitha shkollat dhe Universitetet është mbajtur edhe sot.

Kjo për shkak se grevistët kanë bërë të ditur se nuk janë paguar në mënyrë retroaktive që nga fillimi i vitit dhe janë bërë shumë gabime në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90 përqind e të punësuarve ku iu mungojnë 7 vite të përvojës së punës.

Ndërsa, të gjithë mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të mesme kanë mbajtur orarin e grevës nga ora 8:00 deri në orën 12:00, e ata nxënës të cilët kishin ardhur për të mbajtur mësim, janë kthyer përsëri në shtëpitë e tyre.


Se greva është duke u mbajtur edhe sot e ka konfirmuar për KosovaPress edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tha se deri në fund të ditës presin që të kuptojnë, se edhe sot sikurse dje 99 % e institucione arsimore janë të përfshira në grevë.

“Raportet fillestare nga veprimtarët sindikal dhe nga këshilli grevist qendror por edhe këshillet komunale flasin se greva e sotme është pikërisht si ajo e djeshme, pra është një përfshirje shumë e madhe e institucioneve arsimore dhe unë mendoj që deri t’i mbledhim të gjitha shënimet do të del si në ditën e kaluar, pra do të jenë diku 99% të institucioneve të arsimit para-universitar që i bie se gjithsej janë 1153 dhe nga këto ne presim edhe sot që të kemi ndonjë shkollë, sikurse ishte dje rasti me 17 shkolla në tërë Kosovën e kanë thyer grevën që krahasuar me këtë numrin 1153 është numër tepër i vogël”, ka thënë ai.

Jasharaj po ashtu e konfirmoi se edhe Universiteti i Prishtinës është në grevë. Sipas tij, 14 fakultete sikurse edhe dje e kanë vazhduar grevën, bashkë me Fakultetin e Mitrovicës.

Por gjatë vizitës së KosovaPress-it në Universitetin “Hasan Prishtina”, u kuptua se në disa fakultete vetëm administratat janë duke mbajtur grevë, ndërsa profesorët po vazhdojnë të mbajnë ligjëratat e tyre.

Kjo po u shkakton shumë problem studentëve të cilët dëshirojnë t’i paraqesin provimet. Egzon Mavraj, i cili është student në Fakultetin Ekonomik, thotë se për shkak të grevës, atij po i rrezikohet t’i humbas edhe afatet e provimeve.

“Unë kam përfunduar ligjëratat, mirëpo tash kam ardhur për t’i paraqitur provimet, por siç po shihet i kanë mbyll dyert, referentët janë në grevë, domethënë shërbimet të cilat na duhen mungojnë… Na pengon shumë sepse koha është e limituar dhe afati për t’i paraqitur nuk dihet, pra nuk je i sigurt. Po rrezikoj për shkak se jam edhe në punë dhe menaxheri nuk lejon kur dush t’i me dal prej pune për t’i paraqitur provimet”, tha Mavraj.

Kurse për sa i përket pjesës së ligjëratave, studentët thonë se po i mbajnë të gjitha.
Shqiprim Hasanmetaj, student i Fakultetit Ekonomik, tha se profesorët janë të rregullt në ligjërimet e tyre, madje edhe kollokfiumet nuk i kanë ndalur.

“Sa i përket grevës, procesi i ligjëratave dhe i ushtrimeve po vazhdon rregullisht, nuk ka asnjë problem. Profesorët janë të rregullt, po ashtu edhe asistentët e tyre, kështu që nuk ka asnjë problem për sa i përket grevës”, tha Hasanmetaj.

Ndërsa, në anën tjetër, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, përmes një komunikate për medie, ka thënë se të gjithë mësimdhënësit e Kosovës muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta, për shkak të orëve të humbura në grevë.

Sipas tij, do të llogariten ditët e humbura që po mbahen në greve dhe mbi këtë do të ndalën edhe pagat.
Por për këtë deklaratë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se ministri Hoti është ngutur dhe se ajo ka ndikuar negativisht te masa dhe ka ngritur tensione. Sipas tij, një ministri nuk i takon të bëj presion të tillë, pasi që në këtë mënyrë bënë shkelje të ligjit.

“Hoti doli me një deklaratë që nuk i është dashur, për shkak se ka ndikuar negativisht te masa, sepse ka ngritur tensione dhe ajo që është më e keqja është se ai është njëri nga ministrat e Kosovës dhe është i obliguar t’i respektoj ligjet e këtij shteti. E ligji për greva e thotë qartë se cilido person e ka të ndaluar të bëj presione ndaj grevistëve, madje grevistët në grevën e lejuar siç është e jona nuk mund të ndëshkohet as materialisht, as në ndonjë formë tjetër. Deklarata e Hotit se do të ketë ndalesa në muajin maj është e pabazuar dhe është shkelje direkte e ligjit dhe unë kam frikë se edhe në opinionin ndërkombëtar do të fitohet një përshtypje, një imazh i keq për Kosovën, sepse kjo mund të merret si presion dhe si pengesë e lirisë dhe të organizimit sindikal”, tha ai.

E për sa i përket mbajtjes së grevës, Jasharaj shtoi se nuk dihet deri kur do të vazhdojë. Ai tha se të dielën këshilli grevistë do të dal me vendime të mëtutjeshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Godet IPKO: Një pako e internetit për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi

Godet IPKO: Një pako e internetit për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi

Kalo në kategori