Edhe pesë ditë mundësi për marrëveshje për qeverinë e re në Maqedoni

Vazhdojnë bisedimet mes partive politike për të formuar shumicë të re parlamentare, pa ndonjë konfirmim zyrtar të një marrëveshjeje të mundshme. Kjo duhet të bëhet jo më vonë se të premten, kur skadon afati dhjetë ditor, pas së cilës presidenti duhet ta ndajë mandatin për të formuar qeveri.
Fundjavën e kaluar, informacioni dhe mesazhet për bisedimet u dërguan kryesisht përmes njoftimeve nga LSDM dhe OBRM-PDUKM, të dyja palët, që janë në garë për një Kabinet të ri qeveritar. Organizata e punëdhënësve, ndërkohë, ka bërë thirrje për formimin e menjëhershëm të një qeverie për të marrë masa të reja për të ndihmuar ekonominë.
LSDM përmes një komunikate informoi se i vazhdon bisedimet për formimin e shumicës stabile parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë dhe stabil katërvjeçar.
“Në bisedimet me partinë politike BDI, jemi plotësisht të pajtimit për respektimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen kornizë të Ohrit. Jemi të angazhuar për kohezionin shoqëror, shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe jemi dakord të kundërshtojmë të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes. Diskutuam se programi i mundshëm i përbashkët qeveritar duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe programet zgjedhore të LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në komunikatën e
partisë.
Të premten pasdite, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski u takua me sekretarin organizativ të BDI-së, Artan Grubi, me të cilin, siç thanë ata, patën një diskutim konstruktiv për të konfirmuar angazhimin e të gjithë qytetarëve për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në vend dhe rajon, marrëdhëniet të shëndosha ndëretnike dhe fqinjësore, zhvillimi ekonomik, sundimi të ligjit, mjedis të pastër dhe mirëqenia sociale.
OBRM-PDUKM, nga ana tjetër, dje i kërkoi LSDM-së të dalë dhe të thotë publikisht nëse ka shumicë në Parlament dhe nëse ajo do të formojë qeveri.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në përgjigjen e gazetarëve rreth negociatave për formimin e Qeverisë së re tha se kanë bisedime me të gjitha partitë politike dhe shtoi se nuk do të hynte në detaje që të mos e dëmtojmë procesin.
Organizata e punëdhënësve dje kërkoi formim të shpejtë të Qeverisë me qëllim të sillet pako e re e masave antikrizë. Kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov tha se veçmas në goditje është industria e tekstilit. Biznesi me qepjeën e pajisjes mbrojtëse dhe maskave po stagnon, ndërsa punëdhënësit alarmojnë se një numri të madh të konfeksioneve u kanoset mbyllja në tetor për shkak të kërkesës së ulët nga partnerët e tyre tradicional. Ankohen se tani janë lënë të vetëm të përballen kur një pjesë e madhe e punëtorëve janë në shtëpi. Ose janë pozitiv në koronavirus ose janë në izolim.
Dimitrov ka thënë se patjetër të sillet pako e masave me qëllim të ruhen vendet e punës, një nga masat e shembullit të Gjermanisë është shpenzimet për punëtorët për katër orë t’i mbulojë punëdhënësi, ndërsa katër tjera shteti.
Kushtetuta parasheh presidenti i vendit, në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit mandatin për përbërje të Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Parlament. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Në zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i OBRM-PDUKM-së – 44, BDI – 15, koalicioni Aleanca dhe Alternativa – 12, E Majta – 2 dhe PDSH 1 deputet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Numri i vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit në RMV është deri në 10 herë më i lartë në krahasim me vendet e Evropës

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Bishlimovska: Ka ardhur koha që ne të thërrasim infermierët në pension për të punuar në shëndetësi

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania