LAJMI I FUNDIT:

Edhe Pato drejt largimit

Edhe Pato drejt largimit

Kaka nuk është i vetmi lojtar i Milanit, i cili duket të jetë në largim. Pas shfaqjes së interesimit nga Chelsea, qëndrimi i Alexandre Patos te Rossonerët nuk është i sigurt, thotë agjenti i tij, Gilmar Veloz.

“Milani duhet të vendosë për situatën e Patos. Ne jemi entuziastë për interesimin e Chelseat, mirëpo Milnai e ka fjalën e fundit”.

“Pato ka një kontratë me Milanin, mirëpo nëse skuadra do të arrijë marrëveshje me Chelsean, atëherë ne jemi të hapur për t’i filluar bisedimet”.

“Tash për tash nuk mund t’u garantoj tifozëve nëse Pato do të qëndrojë te Milan, skuadra nuk është e imja dhe vetëm ndonjë anëtar i menaxhmentit të klubit mund ta japë përgjigjen e duhur”, ka thënë Veloz për Repubblica.it.