LAJMI I FUNDIT:

Edhe një krizë, pas rimëkëmbjes së ekonomisë botërore

Edhe një krizë, pas rimëkëmbjes së ekonomisë botërore

Rimëkëmbja e ekonomive më të zhvilluara do të jetë anemike dhe afatshkurte, do të ketë edhe një krizë, pas çka do të vjen deri te rimëkëmbja e duhur e ekonomisë.

Ky është vlerësimi i ekonomistit amerikan Nouriel Roubini, i cili fitoi famë botërore, pasi saktë paralajmëroi krizën e tanishme botërore dhe ekonomike, të shpallur në komentin për gazetën britanike “Financial Times”.

Ekziston rrezik i madh që rimëkëmbja e ekonomisë të jetë afatshkurtë, pas saj të ndodhë edhe një rënie e aktiviteve ekonomike, e mandej në tentimin e dytë të vjen deri te rimëkëmbja e duhur, bazike e ekonomisë botërore, vlerëson Roubini.