LAJMI I FUNDIT:

Edhe Manchester City di të humb (Foto/Video)

Edhe Manchester City di të humb (Foto/Video)

Manchester City ka pësuar humbjen e parë në të gjitha garat e këtij sezoni.

Këtë humbje ia ka shkakuar skaudra ukrainase e Shakhtar Donestkut, e cila triumfoi 2-1 kundër Citizens në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë përfundoi me gola të realizuar prej vendasve ani pse Citizens dominuan në posedimin e topit.


Ishte Bernard, ai i cili shënoi gol të bukur pas një pasimi të saktë të Marlosit në të 26 minutë.

City pëson humbjen e parë sezonale në të gjitha garat

Gjashtë minuta më vonë ishte radha e Ismailyt që shënoi gol, i cili u ndihmua edhe nga dalja e gabuar e portierit Ederson.

Në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Pep Guaridola u orvatën të realizon golin e parë në ndeshje, të cilën arritën ta shënojnë në kohën shtesë.

Leroy Sane rastin më të mirë në ndeshje për Cityn me të filluar pjesa e dytë, por që nuk arriti të realizoi gol.

Edhe Gabrile Jesus u gjet para portierit të vendasve në të 80 minutë, por që nuk arriti ta dërgonte topin në portën e vendasve.

Ishte koha shtesë kur Sergio Aguero shënoi golin e vetëm për mysafirët dhe këtë e arriti nga pika e bardhë.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, Donestk triumfoi me rezultat 2-1 kundër Cityt.

Pas kësaj, Shakhtar zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 12 pikë, tre më pak se lideri Manchester City. /Telegrafi/

https://youtu.be/jbYpek89f_I

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori