LAJMI I FUNDIT:

Edhe Eto’o arrin marrëveshje me Interin

Edhe Eto’o arrin marrëveshje me Interin

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto'o, më në fund ka arritur marrëveshje me Interin, siç ka bërë të ditur vetë agjenti i sulmuesit.

Kamerunasi raportohet se do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me kampionin e Serie A, dhe do të marrë pagë vjetore prej 10 dhe 10.5 milionë eurosh.

Eto’o në Barcelona do të shoqërohet edhe nga Alexandr Hleb, derisa në drejtim të kundër do të lëvizë Zlatan Ibrahimovic, për të cilin Barcelona do të paguajë edhe një shumë prej 40 deri në 50 milionë euro.

“Është kryer. Kemi arritur marrëveshje me Interin. Samuel ka biseduar me Mourinhon dhe është shumë i lumtur që do të veshë fanellën zikaltër. Të gjitha detajet janë qartësuar. Ka një harmoni të plotë mes nesh dhe klubit. Jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur. Marrëveshja është arritur dhe javën e ardhshme ai do të fillojë të angazhohet me Interin”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jose Maria Mesalles.


28-vjeçari, i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2004, kishte vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës në sezonin e fundit me 34 gola të shënuar.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori