LAJMI I FUNDIT:

Edhe Boeing me celularë të vetin

Edhe Boeing me celularë të vetin

Është mirë ti shesësh gjëra qeverisë de ushtrisë. Një dëshmi – departamenti amerikan i Boeingut amerikan i cili paralajmëroi se po zhvillon një telefon Android me siguri të lartë për ushtrinë i cili do të mundësoj qasjen “madje edhe qasjen në aplikacionet mobile të cilat përdorin edhe telefonat tjerë mobil me Android”.

Pajisja pritet të përfundohet deri kah fundi i vitit dhe pritet të përdorë komunikimin e koduar ndërsa kostoja e saj, sipas vlerësimeve të para do të jetë hiq më pak se 15,000 dollarë.

Është krejtësisht e paqartë se në cilën mënyrë në Boeing kanë ardhur deri te kjo shifër, përveç nëse fakti se ai do të blihet nga qeveria dhe ushtria, është një sqarim më vete.

Ekspertët për siguri, udhës, thonë se mundësia e përdorimit të aplikacioneve të zhvilluesve të pavarur me vete mban një dozë risku për shkak se në atë mënyrë gjithmonë ë ekziston mundësia e ekzekutimit të malware-it i cili platformën mund ta bëj të pasigurt.


Atëherë pa mundësinë e përdorimit të aplikacioneve të Androidit. Por me të njëjtin çmim. /Telegrafi/