Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 39 të Ndërmarrjeve Shoqërore të cilat tenderohen për privatizim. Lista e tenderëve për privatizim për valën 39 përmban 9 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 10 Ndërmarrje të Reja.
Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt. Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 7 tetor 2009, ndersa dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 14 tetor 2009, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.
Ndërmarrja e Re XIM Strezoci Baza e Transportit Sh.P.K. – tenderi ofron një shans të shkëlqyeshëm për të blerë pronë me sipërfaqe prej afërsisht 3.2 hektarëve (31580 m2), duke përfshirë hapësirën e mbuluar prej 578 m2 , prona gjendet në dy lokacione të ndara. Lokacioni i parë është një sipërfaqe toke me 0.57.94 ha (5794 m2) që gjendet në rrugën kryesore të qytetit dhe lokacioni i dytë është toka me afërsisht 2.57.86 ha (25786 m2) që ndodhet në fshatin Strezoc të komunës së Kamenicës
Ndërmarrja e Re ofron potencial të madh për blerësit për të zhvilluar biznes duke shfrytëzuar përparësinë e lokacionit të përshtatshëm në rrugën kryesore të qytetit të Kamenicës dhe për më tepër vendi ka qasje në rrugë nga përpara dhe nga mbrapa.
Ndërmarrja e Re Samadrexhë Sh.P.K. – tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Samadrexhë, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 40 hektar tokë.
Ndërmarrja e Re Liria Kompleksi i Administratës dhe Depove Budisalc Sh.P.K. – përbën një mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një kompleks magazinash dhe administrative, përbërë prej pesë objektesh me sipërfaqe 2643m2, me një oborr me drunj pishe dhe një pjesë toke të kultivueshme bashkangjitur këtij kompleksi.Sipërfaqja totale e kompleksit të tenderuar përbëhet prej 11455m2 tokë që ndodhet në Fshatin Budisalc/Budisavac, Komuna Klinë/Klina, Ngastrën Kadastrale Nr. 37/1, Zona Kadastrale Budisalc/Budisavac, Fletë Posedimi nr. 89 afër rrugës automobilistike dhe stacionit hekurudhor në Budisalc/Budisavac, Komuna Klinë/Klina.
Duke konsideruar vendndodhjen gjeografike të përshtatshme në mes dy komunave (Pejë/Pec dhe Klinë/Klina) dhe mundësinë e transportimit të produkteve dhe lëndëve të para, duke përdor rrugën automobilistike dhe hekurudhën që kalojnë pranë Ndërmarrjes së Re, me investime optimale hapësira e saj (tokë dhe objekte) mund të aktivizohet dhe përdoret si depo me hapësirë të nevojshme zyre; apo vendosjen e një fabrikë të vogël–mesme për mbledhjen dhe prodhimin apo përpunimin e qumështit, frutave dhe/apo drithërave; apo ndonjë aktivitet tjetër ekonomik sipas nevojës.
Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Klinë Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial një mundësi te fitoj lokalin afarist me sipërfaqe totale përafërsisht prej 98 m², e cila gjendet ne qendër të Klinës, dhe qe ofron mundësi te mira për aktivitete komerciale.
Ndërmarrja e Re KB Ujmiri Toka Bujqësore Sh.P.K. -.paraqet një mundësi të shkëlqyer për biznesin bujqësor. Më parë kjo ndërmarrje furnizonte vetëm tregun e Kosovës. Kërkesa për produktet bujqësore është e lartë në këtë regjion, pasi që bujq dhe agrobiznese të ndryshme veprojnë në zonën përreth në Klinë.
Ndërmarrja e Re e propozuar përfshinë tokën bujqësore me një sipërfaqe prej rreth 33 ha 63 ari 87 m2. Ndërmarrja e Re ndodhet në rrethinën e Klinës. Në këtë tender nuk përfshihen kurrfarë asete të lëvizshme apo inventar e as asete tjera të NSH-së.
Ndërmarrja e Re është në gjendje të filloj aktivitetin e saj menjëherë, pasi që kjo tokë bujqësore është mbjell më parë dhe rezultatet e fryteve të saj kanë qenë të larta me të korrura të ndryshme. Deri më tani, duket se numri i kompanive konkurrente është i ulët.
Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Jahoc 1 Sh.P.K. – gjendet në zonën kadastrale Jahoc (të njohur gjithashtu edhe si Çabrat) të Komunës së Gjakovës. Kjo Ndër. e Re përbëhet kryesisht nga toka bujqësore prej përafërsisht 669342 m² (66 ha 93 ari e 42m²).
Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë ndërtesë, bagëti apo asete tjera të lëvizshme. Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.
Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Ratish i Poshtëm Sh.P.K. – gjendet në fshatin Ratish i Poshtëm. Kjo ndërmarrje ofron rreth 607969m2 (60ha 79ar 69m2) tokë bujqësore.
Ky tender investuesit i jep rastin që të zhvillojë më tutje agro biznesin në këtë zonë.
Ndërmarrja e Re Mekanizimi Zona Industriale Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj tokë afariste prej përafërsisht 15200 m² që gjenden në Zonën Industriale në Prishtinë, te udhëkryqi në mes të disa qendrave të njohura tregtare dhe tregut kryesor të qytetit.
Ndërmarrja e Re Mekanizimi Podujevë Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj një objekt prej përafërsisht 120 m² në qendër të Podujevës me mundësi të mëdha për aktivitete komerciale.
Ndërmarrja e Re Koritniku – Vetëshërbimi Brod Sh.P.K. – prona e ndërmarrjes për tu bartur në Ndërmarrjen e re përmban lokalin që ndodhet në fshatin Brod, Komuna e Dragashit dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 00,01,83 ha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve