LAJMI I FUNDIT:

Edhe 6 milionë euro në buxhetin e AKP-së

Edhe 6 milionë euro në buxhetin e AKP-së

Shuma e oferteave ishte 6 milione e 200 mije euro. Oferta më e lartë është dhënë për Ndërmarrja e Re Agimi Shtëpi e Mallrave Sh.P.K, 3 milione euro euro.

Gjithsej 9 ndërmarrje të reja ishin në dispozicion për shitje, ne raundin e 37 te privatizimit qe u hap sot.

Për Ndërmarrjen e Re Liria “Jeronim De Rada-1” Shitorja SH.P.K. dhe për Ndërmarrjen e Re Shitorja në Gojbulë dhe ngastra komerciale në Gracë Sh.P.K nuk ka pasur asnjë ofertë.

Për ndërmarrjen e re “Agrokosova”, zyrat Sh.P.K., ofertuesi me shifrën P20 ka ofruar 321 111 euro.


Për ndërmarrjen e re “Drithnaja”, zyrat Sh.P.K., ofertuesi me shifrën P34 ka ofruar 555 555 euro.

Për ndërmarrjen e re “Hotel Karagaq”, janë ofruar 426 426 euro nga shifra P13.

Ndërmarrja e re “Agimi”, Shtëpi e Mallrave Sh.P.K. do t’i shitet për 3 090 999, ofertuesit me shifrën P31.

Ndërmarrja e re “Bashkimi”, Pompa e Benzinës në Xërxë SH.P.K., pas pagesës së 266 666 eurove, do t’i shitet ofertuesit P23.

Për ndërmarrjen e re “Lux 2” dhe dyqanet Sh.P.K.janë ofruar 81 111 euro nga P30. Kurse për ndërmarrjen e re “17 Nëntori”, shitoret në Rrugën “Vudrou Vilson”, Ferizaj Sh.P.K. shifra P24 ka ofertuar 1 458 888 euro. /telegrafi/