LAJMI I FUNDIT:

Economist: Jugosllavia po rikomponohet!

Economist: Jugosllavia po rikomponohet!

Gati 20 vite pasi lidhjet politike në ish-federatën e Jugosllavisë ishin shkëputur me luftë, ditë pas dite lidhjet ndërmjet kompanive, afaristëve dhe personave fizik po rindërtohen.

Këtë e ka konstatuar gazeta londineze Economist e cila ka bërë analizën e situatës ekonomiko-politike, duke theksuar se në vendin e Jugosllavisë së humbur po ngjallet "Jugosfera".

Kompanitë janë të vogla në kornizat globale, Economist thekson faktin se Stipe Mesiç i Kroacisë e përdori termin "vendet tona" në kuadër të samitit të vendeve të painkuadruara për të gjithë shtetet pjesëmarrëse.

"Nga Sllovenia deri në Maqedoni shumica e njerëzve në rajon kanë edhe shumë punë të përbashkëta, edhe pse për atë nuk flasin shumë. Lidhjet e tyre të shkëputura në vitet e nëntëdhjeta, çdo ditë në heshtje po ripërtërihen", shkruan Economist.


Ky ndryshim në Ballkanin Perëndimor po bëhet pa u vërejtur shumë. Përderisa njerëzit jashtë sferës nuk kanë njohuri për këtë, për njerëzit që jetojnë në atë është diçka që nënkuptohet. Sipas Economist, nuk duhet të habitemi pasi zakonisht lajmet e mira edhe nuk janë lajme.

Rrënjët e "Jugosferës" janë në përvojën e përbashkët, tregtinë dhe punën. Shumë ish-vende të Jugosllavisë flasin gjuhë të ngjashme me variante të vogla. Shumë maqedonas dhe slloven ende e flasin dhe e kuptojnë gjuhën që në Jugosllavi njihej si serbo-kroate. Në shumë vende të rajonit njerëzit udhëtojnë vetëm me letërnjoftime.

Gjithsesi dallimet politike, fetare dhe etnike edhe më tutje ekzistojnë, por mijëra të rinj sllavë çdo vit mblidhen në festivalin Exit në Novi Sad etj, kurse yjet e mëdha botërore nuk kanë probleme kur organizojnë spektakle të mëdha.

Bashkimi Evropian është krijuar për paqe në kontinent, ndërsa puna në "Jugosferë" ende nuk ka përfunduar, përfundon gazeta angleze Economist në analizën ekonomike-politike të vendeve të ish-Jugosllavisë. /lajmpress/