LAJMI I FUNDIT:

Ecja tregon se a ka fëmija probleme

Ecja tregon se a ka fëmija probleme

Dukja e shputës, si edhe pozita të cilën e marrin, te fëmijët e vegjël nuk është e lehtë të vërehet, mirëpo ecja pa dyshim tregon se a ka fëmija probleme me shputat apo jo.

Nëse fëmija duke ecur ngatërrohet dhe rrëzohet kur vrapon, duke i shkelur gishtat e vet, apo e hedh këmbën anash – është e sigurt se ka ndonjë deformim të shputës apo të gjurit.

Deri sa t’i mbush 16 muaj, këmbët marrin pozitën e shkronjës “O”, për shkak të ecjes me këmbë të hapura, ndërsa më vonë – deri në vitin e tretë – pozitën “X”, atëherë ngarkesa e shtuar në anën e brendshme të shputës mund t’i bëjë shputat të rrafshëta.

Nëse fëmija juaj i ka këto shenja, atëherë duhet reaguar menjëherë – me masazhe dhe me ushtrime të posaçme, duke mbajtur përmirësimin e arritur me mantaret speciale, të cilat caktohen në mënyrë individuale. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori