LAJMI I FUNDIT:

EBRD: Shqipëria, rritje ekonomike në vitin 2010

EBRD: Shqipëria, rritje ekonomike në vitin 2010

Një raport i vitit 2009 ka dalë në përfundim se Shqipëria renditet e 110-ta ndër 140 vende përsa i takon aksesit për elektricitet.

Një biznes ka nevojë për 162 ditë për të marrë një lidhje energjetike në Shqipëri, pas aplikimit që përfshin 5 procedura.

Shqiptarët janë të dytët nga fundi në Ballkan, pas Malit të Zi (48), Kroacisë (49), Greqisë (66), Serbisë (68), Maqedonisë (72), Bullgarisë (78) dhe Bosnje-Herzegovinës (96). E fundit është Rumania në vendin e 121-të. Të dhënat për këtë renditje janë bazuar nga qershori 2008 deri në qershor 2009.

Megjithatë, për Shqipërinë vjen edhe një lajm i mirë nga Banka Evropiane e Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit (EBRD). Sipas një raporti të nxjerrë prej saj, ekonomia shqiptare pritet të rritet nga rreth 3% në vitin 2009, në 6.8% në vitin e ardhshëm.


Pasojat e plota të krizës kanë nisur të ndihen në Shqipëri, vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2009, në bazë te të dhënave që vijnë nga banka evropiane.

"Efektet e krizës globale në Shqipëri kanë qenë jo shumë të ndjeshme, kryesisht për rrjedhojë te një sistemi bankar tepër të fortë, qe është zhvilluar se tepërmi në vitet e fundit. Një arsye ka qenë edhe ekspozimi i limituar i ekonomisë shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare”, ka deklaruar Peter Sanfey, një ekonomist i EBRD për Evropën lindore.

“Gjithsesi, rritja do të shoqërohet me një rënie të pritshme të eksporteve dhe investimeve vendore. Deficiti aktual do të vazhdojë të jetë një sfidë e madhe për vitet e ardhshme. Kontrollet fiskale ndoshta do të kërkojnë që të ruajnë buxhetin e balancuar dhe bankat tregtare do të duhet të monitorojnë me kujdes portofolet e kredisë”, ka shtuar Sanfey.