LAJMI I FUNDIT:

Eagle Mobile sjell iPhone 4 për herë të parë në Shqipëri

Eagle Mobile sjell iPhone 4 për herë të parë në Shqipëri

Eagle Mobile që nga e premtja ofron në dyqanin qendror Eagle Mobile Center telefonin celular iPhone 4. Të gjithë do të kenë mundësi ta blejnë fjalën e fundit të teknologjisë së komunikimit me një çmim të arsyeshëm së bashku me tarifën Life+ me kontratë. Mrekullia e kompanisë amerikane Apple tashmë ka mbërritur dhe është gati në shërbim të përdoruesve Eagle.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Orkunt Yozgat tha se kjo është një risi e këndshme për të gjithë abonentët Eagle, apo ata të cilët do të duan të anëtarësohen në këtë familje të madhe. “Që nga dita e parë kompania jonë ka punuar dhe punon për të sjellë më të mirën dhe më modernen për konsumatorin shqiptar. Të gjithë miqtë e apasionuar pas teknologjisë mund të provojnë magjinë e iPhone 4, një telefon i zgjuar që po revolucionarizon tregun e telefonisë celulare dhe internetit të lëvizshëm në botë”, theksoiYozgat.

iPhone 4 është një produkt i kompanisë së mirënjohur Apple që ka dalë së fundmi në tregun amerikan dhe evropian dhe po gjen një interes shumë të madh në tregun botëror. Ky “smartphone” është arritja e fundit e aparateve me ekran me prekje dhe ofron opsione mjaft të larmishme për internetin, postën elektronike, fotografinë, videon, ngarkimet dhe shkarkimet e përmasave të mëdha nga interneti me shpejtësi të lartë.

Kompania Eagle Mobile e fokusuar në nevojat, kërkesat dhe dëshirat e konsumatorit do të jetë gjithnjë në kërkim të teknologjive dhe produkteve më të fundit, që përdoruesit shqiptarë të kenë mundësi të ndjekin çdo risi të teknologjisë në botë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori