Me jelekun 70-vjeçar që e kishte qepur dhe veshur gjyshja e saj, fustanellë e bizhuteri, studentja Erzë Ahmeti diplomoi master në universitetin publik të Skocisë. Bursa, çmime e rezultate të shkëlqyeshme akademike janë disa nga arritjet e jetës së saj studentore deri më tani.
“Thojsha me veti – a thu gjyshja jem, sa ka qenë gjallë, a e ka mendu najhere që veshja e saj që e ka veshë për çdo ditë, e ka punu me zell edhe e ka rujt me shumë kujdes, ka m’i shku deri n’Skoci e deri në Universitetin e “St Andrews”?”, kështu ka folur studentja Erzë Ahmeti për jelekun e gjyshes së saj që e veshi bashkë me veshje tradicionale në një ceremoni diplomimi master në Skoci më 03.12.2024.
Ahmeti e përshkruan ceremoninë e diplomimit master si “ceremoni glamuroze”, pasi thotë se Universiteti “St Andrews” është universiteti më i vjetër në Skoci, i themeluar në vitin 1413 dhe se mundohen ta mbajnë ceremoninë siç ishte mbajtur para disa shekujve.
“Kam pasë nderin kur normalisht ftohesh si studente edhe prej rektores së Universitetit, bëhet njëlloj, në mënyrë ceremoniale të ofrohet diploma edhe e merr titullin e master shkencës” – ka thënë Ahmeti.
Por, ideja që të vishej me veshjet tradicionale në ceremoninë e diplomimit master Ahmetit i kishte lindur nga momenti kur i ishin trashëguar veshjet e gjyshes së saj. “Për herë të parë kur e kam marrë në dorë jelekun [e gjyshes] e kam dit prej atëherë që kam me marrë me veti në ceremoni”, tha ajo.
Studentja me prejardhje nga rrafshi i Dukagjinit e ka përshtatur veshjen duke i përfshirë pjesët tjera të veshjes nga krahina të ndryshme shqiptare.
Në një intervistë për KALLXO.com, ajo e ka ekspozuar të gjithë veshjen tradicionale dhe ka prezantuar prejardhjen dhe historinë e secilës pjesë të veshjes.
“T’u fillu këtu prej kapicës të veshjes xhubletës, të Malësisë, mandej këmisha, shoka edhe përparsja edhe fustanella të Mirditës, fustanella normal edhe rajoneve tjera të Rugovës, Zadimes edhe Jugut të Shqipërisë patjetër. Fustanellën edhe këta gjithë e kam dit që du me qenë pjesë e veshjes, për shkak se gjithë e kam vlerësu edhe veçu prej krejt veshjeve tjera tradicionale tonat. Kam pas rastin me taku një profesor, sa kam qenë në studime, që është me prejardhje greke, edhe e di edhe atij jam siguru me ja kujtu që fustanella është e jona”, ka treguar Ahmeti.
Përveç veshjes, ajo ka vendosur edhe bizhuteri, apo siç është shprehur “kam dasht me tregu këtë dukurinë që ndër vite sado që kanë pas gratë shqiptare ari, prapë është vendosë argjendi, ka dominu për puntë – m’iu largu synit të keq”.
“Më e veçanta që e kam pas e bizhuterisë ka qenë kjo varësja e dorës që është trashëgim prej stërgjyshës sime edhe unë kam pas nderin me vesh atë ditë” – ka shtuar Ahmeti.
Sipas Ahmetit, gjatë ceremonisë së diplomimit ka pasur edhe një paradë marshi e shumë njerëz ndaleshin dhe i thonin se po iu pëlqen veshja e saj shumë.
“Normal unë e shfrytëzojsha atë moment për me ju tregu që është veshje tradicionale shqiptare edhe me ju tregu sa e vjetër është se t’u fillu prej jelekut të gjyshes që është ma shumë se 70 vjet i vjetër, mandej ky byzylyku i stërgjyshës që është mbi 100 vjet i vjetër, dojsha m’iu tregu që përnime kemi kulturë edhe histori të lashtë”, ka thënë ajo.
Ajo ka studiuar “Teknologji informative me menaxhim” gjatë periudhës 2018 – 2022 në Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë “RIT Kosovo”, drejtim ky në të cilin i përfundoi edhe studimet master në vitin akademik 2023/2024 në Skoci.
Studente e dalluar n’Kosovë e Skoci
Arsyeja pse Erzë Ahmeti ka zgjedhur t’i studiojë shkencat kompjuterike është vullneti i saj për të mësuar Matematikë e për t’i parë fushat e ndryshme të saj.
“Gjithë m’ka pëlqy kjo ana logjike e Matematikës edhe, edhe pse s’kam vazhdu me studiu Matematikën, kam dasht diçka, një fushë ku muj me apliku këtë logjikë të Matematikës e që këta e kam gjetë te algoritmet e Shkencës kompjuterike”, ka thënë Ahmeti.
Dëshira e Ahmetit për të studiuar jashtë vendit e për ta folur gjuhën angleze e ka ndjekur deri në momentin kur ka aplikuar në një thirrje të ‘British Council’ për ofrimin e bursave “Women in STEM” (“Gratë në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë”), përmes së cilës i është ofruar mundësia të aplikojë në dy universitete të Anglisë – “Cranfield University” dhe “St Andrews University”.
“Kam vendosë me vazhdu në Universitetin “St Andrews” në Skoci, drejtimi të cilin e kam studiu, pra është – Teknologji informative me menaxhim, si master i shkencës edhe përmes kësaj burse më është ofru mundësia me studiu në këtë universitet edhe më janë mbulu të gjitha shpenzimet”, tha Ahmeti.
Sistemi i studimit bachelor që kishte ndjekur në Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë “RIT Kosovo” është sistem amerikan, kurse në Skoci ishte anglez, por në të dy universitetet ajo shprehet se “studenti është në qendër të vëmendjes”.
“Fokusi i të dy këtyre fakulteteve në zhvillimin e studentit si shkencëtar, pra gjithmonë i jep fokus hulumtimit, jo vetëm normalisht për temën e diplomës, po edhe për një detyrë ose një dorëzim të thjeshtë që e ke pas brenda landës, prap është prit ti me hulumtu”, ka theksuar Ahmeti.
Para se të shkonte në Skoci, Ahmeti i kishte rrëmbyer dy çmime dhe për çdo vit të studimeve në Kosovë kishte qenë bursiste, për shkak të suksesit akademik.
“Vitin e fundit [të studimeve bachelor] e kam fitu edhe bursën si studente e dalluar që e fiton vetëm një student çdo vit. Përfundimisht e kam fitu edhe çmimin ‘RIT outstanding scholar’ që është d.m.th ‘Student i dalluar i RIT-it’ që i ofrohet vetëm 1% të studentëve më të dalluar nga të gjitha kampuset e RIT”, ka treguar Ahmeti.
Përveç çmimit si studente e dalluar, ajo është zgjedhur edhe si studentja më e mirë e gjeneratës në “RIT Kosovo”. Kurse, ‘Legacy leader’ është çmimi i dytë që e ka fituar, pasi ka kontribuar gjatë studimeve në klube të ndryshme me punë vullnetare.
Sipas Ahmetit, shumica e studentëve dhe akademikëve që i ka njoftuar në Skoci nuk e kanë ditur se ku është Kosova.
“Gjithmonë jam siguru m’iu tregu ku është, me tregu për kulturën tonë, me përfaqësu në forma të ndryshme, sidomos me shoqërinë e ngushtë – ju kam mësu fjalë shqip, ju kam prezantu kuzhinën tonë, jo veç që kam përgatit ushqime, po edhe i kam mësu qysh m’i përgatit. Muzikën tonë, vallet tona” – ka thënë Ahmeti.
Edhe në Universitetin “St Andrews”, Ahmeti ka shkëlqyer me rezultatet e saj akademike pasi u shpërblye me çmimin si studente e dalluar e drejtimit të shkencave kompjuterike.
Ahmeti mendon se në Kosovë ka studentë të mirë dhe të aftë, të cilët mund të arrijnë. “Shkojnë jashtë për me studiu, m’i marr njohuritë edhe aftësitë, po m’u kthy edhe me dhanë këtu kontributin”, ka thënë ajo.
“Shumë lehtë mundet me thanë dikush ‘okej, ndoshta me një kurs i ka fitu ato aftësi teknike’, po këto aftësi që i fiton: shkathtësitë e buta, aftësitë hulumtuese. Une gjithmonë kam thanë, edhe kur i kam përfundu studimet bachelor – seni ma me vlerë që e kam mësu prej universitetit është qysh m’i bo pyetjet e duhura edhe kam mësu qysh me mësu” – i ka vlerësuar studimet në fakultet Ahmeti.
Ahmeti planifikon që në të ardhmen t’i vazhdojë studimet postdiplomatike dhe doktoraturën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht