LAJMI I FUNDIT:

E thotë kryeministri: Qytetarët nuk janë dëmtuar në matje të rrymës

E thotë kryeministri: Qytetarët nuk janë dëmtuar në  matje të rrymës

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se Prokuroria është duke hetuar tash e gjashtë muaj, njësorët e energjisë elektrike të cilat përdoren për matjen e rrymës nga ana e KEDS-it. Sipas tij, informatat aktuale tregojnë se qytetarët nuk janë dëmtuar sa i përket matjes së shpenzimeve të energjisë elektrike.

“Prokuroria Publike po heton njësorët tash e gjashtë muaj. Ne nuk hapim hetime, por nga informatat e deri tanishme, qytetarët nuk janë dëmtuar sa i përket matjes së energjisë elektrike, por disa komponentë të njësorëve nuk janë të cilësisë. Pas hetimeve do ta kemi një informatë më të detajuar”, tha Mustafa.

Ai ka thënë se duhet bërë ekzaminimet rreth cilësisë së grurit dhe miellit që përdorët. “Është detyrë e jona ta dimë se me çfarë po ushqehen qytetarët”, tha kryeministri Mustafa në seancën e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/