LAJMI I FUNDIT:

E përqeshte gruan gjatë bisedës me shokët, por i ndodh diçka e papritur (Foto/Video)

E përqeshte gruan gjatë bisedës me shokët, por i ndodh diçka e papritur (Foto/Video)

Shumica e çifteve janë të prirë të flasin për njëri-tjetrin, por natyrisht duke u përkujdesur që partneri mos ta kuptojë këtë.

Por një burrë duket se nuk ishte edhe aq i kujdesshëm, pasi është zënë nga bashkëshortja duke biseduar me shokët e tij, tek të cilët ishte ankuar se ajo nuk ka lidhje të përgatis ushqim dhe të bëjë shumë punë tjera, transmeton Telegrafi.

Woddy 43-vjeç, një ish-programues i kompjuterëve i cili në kanalin e tij zyrtar në YouTube poston bisedat që i bën me shokët çdo vikend, është bërë sensacion në internet.


2

Ai gjithmonë mburrej për bisedat që i zhvillonte me miqtë të cilat i postonte në YouTube, por pas bisedës së tij të fundit ai më nuk do të ndihet njësoj.

Në videon e publikuar në internet, ai mund të dëgjohet se si u thotë shokëve se arsyeja kryesore që urren të qëndrojë në shtëpi, është fakti se gruaja e tij nuk dinë të gatuaj.

Gjatë këtyre bisedave ai do të duhej të ishte vetëm në shtëpi, por me sa duket kësaj radhe kishte rastisur të jetë në dhomë edhe gruaja, e cila tërë bisedën e dëgjon dhe në fund i afrohet për t’i bërë me dije se gjithçka çfarë kishte thënë e kishte dëgjuar ajo dhe se për këtë e pret “dënimi”. /Telegrafi/