LAJMI I FUNDIT:

“E paimagjinueshme” – Klopp e përshkruan kështu diferencën e Liverpoolit prej 20 pikësh ndaj Manchester Cityt

“E paimagjinueshme” – Klopp e përshkruan kështu diferencën e Liverpoolit prej 20 pikësh ndaj Manchester Cityt

Jurgen Klopp beson se të arriturat e Liverpoolit në këtë edicion duhet të vlerësohen edhe më lartë, sidomos diferenca në pikë ndaj Manchester Cityt.

The Reds lider të Ligës Premier me 20 pikë dallim nga Citizens, derisa të mërkurën (nesër) mund të shpallen kampion pas më shumë se 30 vitesh nëse fitojnë ndaj Crystal Palaces dhe Citizens dështojnë ndaj Chelseat.

Liverpoolit i duhet vetëm një fitore dhe një barazim për t’u shpallur kampion, mirëpo shpresojnë që skuadra e Pep Guardiolas të dështojë ndaj The Blues.


Everton – Liverpool (Foto: Jon Super/Pool via Getty Images/Guliver)

Klopp deklaroi në konferencë për media se ata kanë përballë një kundërshtar mjaftë të vështirë në garë për titull si City, mirëpo që ishte e paimagjinueshme për të që të shkonin 20 pikë diferencë.

“Jo”, ka thënë ai kur u pyet nëse e kishte konsideruar perspektivën që City të kapte ekipin e tij me pikë. “Nuk ka të bëjë me ata që ata mund të na zënë me pikë apo çfarëdo”.

“E vetmja gjë që kuptova kur shikova ndeshjen mbrëmë [City mposhti Burnley 5-0 në Etihad] është se si është e mundur që dikush të jetë 20 pikë përpara këtij ekipi?!” .

Manchester City vs Burnley (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Kjo është shumë e paimagjinueshme, në të vërtetë, kështu që ne duhet të kemi bërë disa gjëra shumë mirë”.

“Unë nuk mendoj që City mund të na kapë, mendoj për Crystal Palacen. Nëse doni të bëni tani një titull në lidhje me City nuk mund të na kapë’ atëherë kjo është plotësisht e pakuptimit sepse nuk është ajo që thashë. Ajo që dua të them është, unë jam i shqetësuar vetëm me atë që ne po bëjmë, asgjë tjetër”, ka shtuar më tej Klopp.

Vetëm një gjë e pashmangshme mund të ndalonte Liverpoolin të shpallej kampion, derisa në këtë edicion kanë pësuar vetëm një humbje dhe kanë dy barazime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli refuzoi një ‘mega ofertë’ nga Arabia Saudite – kjo la të mërzitur yllin e tyre

Liverpooli refuzoi një ‘mega ofertë’ nga Arabia Saudite – kjo la të mërzitur yllin e tyre

Premier League
Rashford po largohet nga Man United, por do vazhdojë të jetë pjesë e Ligës Premier

Rashford po largohet nga Man United, por do vazhdojë të jetë pjesë e Ligës Premier

Premier League
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me 24 milionë euro shkaku i Man Cityt

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me 24 milionë euro shkaku i Man Cityt

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

La Liga fiton betejën ligjore ndaj Real Madridit dhe Barcelonës – siguron të drejtat e termit ‘El Clasico’

La Liga fiton betejën ligjore ndaj Real Madridit dhe Barcelonës – siguron të drejtat e termit ‘El Clasico’

La Liga
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Kalo në kategori