LAJMI I FUNDIT:

E mposht sërish Messin, Ronaldo shpallet lojtari më me ndikim në Instagram në Kupën e Botës – një postim i tij arrin vlerën e 3.5 milionë eurove

E mposht sërish Messin, Ronaldo shpallet lojtari më me ndikim në Instagram në Kupën e Botës – një postim i tij arrin vlerën e 3.5 milionë eurove

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më me ndikim në Instagram që do të luajë sivjet në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Manchester United ka 480 milionë ndjekës në platformën e rrjeteve sociale gjegjësisht në Instagram – më shumë se çdo lojtar tjetër që do të luajë në Katar.

Postimet e tij individuale gjithashtu vlejnë më së shumti, me çdo postim që vlen deri në 3.1 milionë funte apo 3.5 milionë euro.


Foto: Getty Images

Analiza është bërë nga kompania e statistikave ‘Nielsen Gracenote’, e cila ka vlerësuar numrin total të ndjekësve të lojtarëve, rritjen e ndjekësve në vitin e fundit, shkallën e angazhimit dhe vlerën mesatare të markës për postim në Instagram.

Numri i ndjekësve të Ronaldos është rritur me pothuajse 47 për qind gjatë vitit të kaluar dhe ka një përqindje angazhimi prej 2.25 për qind në postime.

Nga Messi, Benzema e Ronaldo – 14 yjeve të futbollit që u skadojnë kontratat në fund të sezonit
Lexo po ashtu Nga Messi, Benzema e Ronaldo – 14 yjeve të futbollit që u skadojnë kontratat në fund të sezonit

Superylli portugez po vazhdon të mposhtë rivalin e tij afatgjatë, Lionel Messin, i cili ka 360 milionë ndjekës dhe një vlerë postimi individual prej 2.3 milionë funtesh apo 2.6 milionë euro.

Të tjerët përfshirë Neymar (178 milionë ndjekës) dhe Kylian Mbappe (72.5 milionë) renditen në vendin e tretë dhe të katërt, me të dy postimet e tyre individuale arrijnë vlerë pak më shumë se 1 milion funte apo 1 milion euro.

Në top 10 ndodhet sulmuesi brazilian Vinicius Junior – i cili shënoi golin e fitores në finalen e Champions League sezonin e kaluar – ka pasur rritjen më të madhe të ndjekësve me 89.69 për qind, ndërsa francezi N’Golo Kante gëzon përqindjen më të madhe të angazhimit prej 11.18 për qind.

Mesfushori i Chelsea, Kante është në fakt i vetmi lojtar i Premier League që hyn në top 10.

Ai gjendet në pozitën e tetë, pak përpara shokut të skuadrës franceze Paul Pogba, i cili ka më shumë ndjekës, por një normë më të vogël rritjeje, përqindje angazhimi dhe vlerë për postim.

Foto: EPA

Rritja e Ronaldos theksohet nga fakti se 86 për qind e tifozëve të Portugalisë vijnë nga jashtë vendit – përqindja më e madhe në top 10.

Në këtë mes janë publikuar edhe vendet më të popullarizuara në Kupën e Botës në Instagram.

Vendet renditen si në vijim:

Franca

Brazili

Portugalia

Anglia

Argjentina

Meksika

Gjermania

Spanja

Maroko

Holanda. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
E pyeti se përse e mori në krevat, Gjesti - Eglit: Nuk mund të ta them tani

E pyeti se përse e mori në krevat, Gjesti - Eglit: Nuk mund të ta them tani

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Kalo në kategori